Flying Angel Heart

Gjithckah ne Shqip shkruan pena jone

----------------------------------------------------------------------------------------------------------- -----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Shkarkoni foto hd per ekranin e pc-se tuaj

--------------------------------------------------------------------------------------------------------- ---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Lexoni perralla femijes tuaj ketu

------------------ ---------------------- ------------------ ------------------------------------------------------------

FILMA HD ME TITRA SHQIP FREE

SHIKONI FILMAT ME TE SUKSESSHEM NE HD FREE

5.31.2014

shiko ndeshjen shqiperi-rumani live free

5.27.2014

Cilat jane lejet e qendrimit,dokumentacioni per cdo kategori (per ne shtetin Grek)

 

 

 

Lejet e qendrimit: Dokumentacioni per cdo kategori.

Lejet e qendrimit jane te formave te ndryshme, te ndoshura ne varesi te qellimeve dhe veprimtarive te cdo aplikuesi. Sejcila prej tyre eshte e kushtezuar nga kritere te specifikuara dhe natyrshem qe predisponojne varjueshmeri ne dokumentacion. Me poshte parashtrohet nje permbledhje e pergjithshme e kategorive me kryesore me dokumentacionin e nevojshem perkates.

  1. 1.       Leje qendrimi per punesim.

Ne kete kategori perfshihen te punesuarit me kontrate pune me ose pa afat, te punesuarit ne fushen e ndertimit apo te bujqesise, si dhe te punesuarit ne ambjente shtepiake. Dokumentacioni qe nevojitet per dhenien e lejes:

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e faqes se pare te pashaportes  + fotokopje e faqes se pashaportes me stikerin e lejes se qendrimit ne fuqi.

3)      Takse (paravolo) 300 euro.

4)      Kontrate pune ose distinktiv pune (ergosimo). (Kopje e validuar e kontrates se punes ose deklarate pergjegjsie e punedhenesit me vertetim origjinaliteti te firmes, ne te cilat duhet te rezultojne punesimi i plote dhe rroga mujore mbi  680 euro). Te punesuarit ne ndertim, perjashtohen nga detyrimi per te dorezuar kontrate pune, kurse te punesuarit ne bujqesi apo ne mjediset shtepiake duhet te dorezojne distinktiv pune (ergosimo).

5)      Sigurime shoqerore (Ensima). Dorezimi i ensimave eshte tashme fakultativ, pasi zbatohet sistemi on-line i verifikimit te tyre.

6)      Deklarate fiskale vjetore (forologiki dilosi).

  1. 2.       Leje qendrimi per veprimtari ekonomike te pavarur.

Ne kete kategori perfshihen personat te cilet ushtrojne veprimtari bisnesi. Dokumentacioni qe nevojitet:

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e faqes se pare te pashaportes  + fotokopje e faqes se pashaportes me stikerin e lejes se qendrimit ne fuqi.

3)      Takse (paravolo).

4)      Deklarate me pergjegjsi  (ypefthini dilosi) qe ushtrohet per here te pare veprimtari e pavarur.

5)      Planbisnes i hartuar nga ekonomisti , nga i cili te rezultoje shuma e investimit, pajisjet, specialiteti dhe numri I te punesuarve, si dhe te dhenat qe tregojne pergatitjen profesionale per ushtrimin e veprimtarise.

6)      Sigurime shoqerore (Ensima) nga enti i meparshem sigurues.

7)      Fotokopje te llogarise bankare ne Greqi me depozite mbi  60.000 euro.

8)      Deklarate fiskale vjetore (forologiki dilosi).

  1. 3.       Leje qendrimi per bashkim familjar.

E drejta e bashkimit familjar sipas legjislacionit ne fuqi ekziston vetem midis bashkeshorteve dhe/apo femijeve te tyre (pa perfshire prinderit).

A)     Per rastet kur vetem nje prej pjestareve te familjes ka leje qendrimi ne Greqi.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes se aplikuesit.

3)      Vize e tipit D e aplikuesit.

4)      Fotokopje e lejes se qendrimit te familjarit te aplikuesit.

5)      Takse (paravolo).

6)      Vertetim shendetsor nga institucionet greke nga i cili te rezultoje se aplikuesi nuk vuan nga semundje shendetsore qe mund te perbejne rrezik per shendetin public (per semundje te percaktuara nga Organizata Shendetsore Nderkombetare)

7)      Libreze shendetsie e familjarit te aplikuesit ne fuqi.

8)      Deklarate me pergjegjsi  (ypefthini dilosi) nga e cila rezulton se nuk eshte ndryshuar gjendja familjare.

B)      Per rastet kur cdo pjestar  i familjes ka leje qendrimi ne Greqi.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes + fotokopje e lejes se qendrimit te aplikuesit

3)      Fotokopje e lejes se qendrimit te familjarit te aplikuesit.

4)      Takse (paravolo).

5)      Certifikate martesore per bashkeshortet  + certificate lindjeje per femijet.

6)      Kontrate qeraje ose kontrate blerjeje banese ose deklarate me pergjegjsi mikpritjeje.

C)      Per femijet e lindur ne Greqi.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes se femijes.

3)      Fotokopje e lejes se qendrimit te prindit te femijes.

4)      Certificate lindjeje e femijes.

5)      Libreze shendetsie ne fuqi.

  1. 4.      Leje qendrimi studimore.

Perfshihen te huajt qe jane pranuar ne institucionet e larta arsimore vendase, ne nivel universitar, master apo doktorature.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e faqes se pare te pashaportes  + fotokopje e faqes se pashaportes me stikerin e lejes se qendrimit ne fuqi apo Vizes se tipit D.

3)      Takse (paravolo).

4)      Vertetim regjistrimi ne sistemin e larte arsimor

5)      Vertetim me notat e provimeve nga institucioni perkates

6)      Libreze shendetsie ne fuqi.

7)      Cdo document nga i cili rezulton se aplikuesi ka te ardhura te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimet per te jetuar e studiuar ne vend.

  1. 5.       Leje qendrimi per arsye njerzore

Kjo kategori permbledh rastet me karakter njerezor, ku gjeresisht perfshihen te huajt qe vuajne nga semundje te renda shendetsore.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes se aplikuesit.

3)      Leje qendrimi ne fuqi.

4)      Vertetim mjeksor nga i cili te rezultoje serioziteti i semundjes dhe koha e parashikuar e terapise.

5)      Vendim Komisioni Shendetsor per pamundesi punesimi.

6)      Vertetim Komisioni Shendetsor per perqindjen e invaliditetit me nje minimum prej 50%.

7)      Libreze shendetsie ne fuqi.

  1. 6.       Leje qendrimi  5-vjecare.

Per kete leje mund te aplikohet vetem kur jane plotesuar 5 vite te panderprera qendrimi te ligjshem ne shtetin grek dhe eshte mbrojtur me provim me shkrim njohja e gjuhes dhe e historiese greke.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes se aplikuesit me qendrim 5-vjecar.

3)      Takse (paravolo) 600 euro.

4)      Deklarata fiskale (forologiki dilosi) per dy vitet e fundit ne te cilat duhet te rezultojne te ardhura vjetore mbi 8.500 euro.

5)      Libreze shendetsie ne fuqi.

6)      Kontrate blerjeje banese ose kontrate qiraje ose deklarate me pergjegjsi per qendrim ne banese.

7)      Certifikate e mbrojtjes se gjuhes greke, e leshuar nga Sekretaria e Pergjithshme e Arsimimit te Mazhoreneve te Ministrise se Arsimit Grek.

  1. 7.       Leje qendrimi  10-vjecare.

Per kete leje mund te aplikohet vetem kur jane plotesuar 10 vite te panderprera qendrimi te ligjshem ne shtetin grek.

1)      Tre fotografi

2)      Fotokopje e pashaportes se aplikuesit me qendrim 10 vjecar.

3)      Takse (paravolo) 900 euro.

4)      Vertetim nga institucioni perkates per kohen totale te qendrimit te ligjshem te aplikuesit ne shtetin grek ose fotokopje te validuara te lejeve te meparshme te qendrimit nga te cilat duhet te rezultoje qendrim 10 vjecar.

5)      Libreze shendetsie ne fuqi.

6)      Sigurime shoqerore (Ensima). Dorezimi i ensimave eshte fakultativ, pasi zbatohet sistemi on-line i verifikimit te tyre.

7)      Deklarate fiskale vjetore (forologiki dilosi).

Kujdes! Ja se çfarë duhet të bëni për Toponimet: Pasaporta të reja!

 

 

Toponimet FSHSH 1

Kujdes! Ja se çfarë duhet të bëni për Toponimet: Pasaporta të reja!

Para pak ditësh (22-05-2014) u dha dhe zyrtarisht leja; hyrje-dalje, nga dhe për në territorin e Republikës Demokratike të Greqisë nga autoritet përkatëse greke, për të gjithë fëmijët emigrantë shqiptarë që kanë problem me Toponimet!

Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi në kuadër të realizimit të programit të saj, në mbështetje të plotë të komunitetit shqiptar dhe të drejtave legjitime të tij, vazhdon e palodhur përpjekjet për informimin sa më të shpejtë, të saktë, në kohë dhe pa kosto të komunitetit dhe çdo bashkatdhetari shqiptar që jeton në Greqi dhe jo vetëm.

Edhe pse problemi i toponimeve “u zgjidh”, të paktën ashtu siç dhe u deklarua nga dy Ministritë e Punëve të Jashtme: Shqipëri – Greqi, Ne si Federatë nga ana jonë kërkuam me ngulm dhe vazhdojmë të insistojmë që bashkatdhetarët tanë të informohen në kohë dhe saktë rreth zgjidhjes përfundimtare. Për pasojë, pas investigimeve të fundit dhe kontaktet me pikat doganore, siç ajo me Kakavijën rezulton se: Kalimi në pikat doganore të Greqisë, nga dt. 22-05-2014 e më pas për të gjithë fëmijët e emigrantëve shqiptarë që kanë problem me Toponimet do të bëhet me pajisjen nga autoritet doganore greke të një dokumenti (shiko foton). Ky dokument do të vuloset dhe shënohet data e kalimit sa herë që fëmija hyn dhe del nga territori i Greqisë. Kujdes, ky dokument – siç dhe shënohet nën grafikën e dokumentit vlen dhe për të gjithë vendet të zonës Shengen dhe është e detyrueshme që poseduesi t’jua tregoj nëse i kërkohet nga autoritetet doganore-, vlen deri më 30-12-2014!

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe – pra që nga momenti që fëmija pajiset me këtë dokument-, duhet që poseduesit deri më 30-12-2014 të kenë zëvendësuar Pasaportën problematike që disponojnë me një Pasaportë të Re. Pasaportat lëshohen nga të gjitha pikat e caktuara nga autoritet shqiptare brenda territorit të Shqipërisë dhe jashtë saj përfshirë dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi.
Ajo që ende nuk është bërë e ditur rreth kësaj procedure është kostoja e pasaportës, nëse kjo do rëndoj emigrantët apo autoritetin shqiptar kompetent dhe fajtor të gabimit fatal të shënimit të vendlindjeve të fëmijëve, njohur ndryshe si; Toponime!

5.26.2014

Shakira - La La La (Brazil 2014) ft. Carlinhos Brown

image

Ministri Tahiri: Futemi në Lazarat pa dhunë, por me forcën e shtetit

 

 

 

 

Në kulmin e akuzave të opozitës për lidhje me trafikun e drogës, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ftuar në emisionin Top Story me gazetarin Sokol Balla në takimin e kësaj të enjteje, deklaroi se po përgatitet ndërhyrja në Lazarat në koordinim me institucionet e tjera.
Ai tha se ndërhyrja nuk do të jetë e dhunshme, por as nuk do t’i mungojë elementi i forcës së shtetit, ndërsa duke u ndaluar tek trafiku i drogës nga ajri, shtoi se ka hetime që mund të provojnë se ky aktivitet është zhvilluar në Shqipëri para marrjes së pushtetit nga mazhoranca e majtë.
Sa i përket akuzave të opozitës adresuar personalisht atij dhe Kryeministrit Rama, z.Tahiri i cilësoi ato si mediokre dhe të nxitura nga  frika që ka kapur elementët e opozitës për llogaridhënien që do të japin për të gjitha aferat e tyre gjatë qeverisjes, ndërsa duke komentuar protestën dhe grevën e urisë, shtoi se Policia do të garantojë zhvillimin e qetë të tyre dhe do t’u qendrojë larg provokimeve.
Si i komentoni akuzat e opozitës?
Dimensioni i akuzave të opozitës ka kaluar çdo limit të logjikës, duke u kthyer në mediokritet. Parlamenti, fatkeqësisht sot është në krizë nga pikëpamja e debatit të shëndoshë për të mirën e qytetarëve. Nuk ka 10 ditë që opozita merret me këtë punë, por që kur unë kam marrë detyrën, duke sulmuar Policinë e Shtetit. Sulmi i opozitës ndaj policisë nuk është i rastësishëm. Përfaqësuesit e opozitës për zullumet e tyre do të japin llogari si çdo qytetar tjetër, prandaj kanë zgjedhur të bëjnë këto sulme.
Dikur ju protestuat në bulevard me një grevë disaditore. Sot janë disa ish-të punësuar në administratë, që kanë qenë pjesë e protestave tuaja. Por ajo që nuk shkon është që policët të përplasen me protestuesit, tani që ata kanë drejtues të rinj. Besoj se këtë duhet ta kishit shmangur, apo jo?
Nuk ka pasur asnjë përplasje. U gjendëm përpara një paligjshmërie. Disa njerëz, me pretekstin se do të bënin një grevë, kishin marrë me vete rroba e çadra. Policia ka hasur në kundërshtimin e dhunshëm nga disa persona, për të cilët kemi nisur hetimin. Nuk gjej vend për krahasimin e kësaj greve me atë të PS vite më parë. Ata që janë në grevë janë biznesmenë. Disa janë eksponentë të PD, etj. Kjo grevë nuk ka kauzë reale për të protestuar ndaj qeverisë.
Megjithatë, nesër ka një protestë opozita lidhur me trafikun e supozuar të drogës. S’besoj t’ju shoh në tarracën e kryeministrisë...
Përtej batutës tuaj, nuk jam njeriu që rri në zyrë duarkryq dhe që lë punën të më ikë. Jam pranë bashkëpunëtorëve të mi. Por ajo që ka rëndësi është se protestat e opozitës sot nuk ndeshen me dhunën e atëhershme, që çonte edhe në ekzekutimin e qytetarëve. Kush mund të besojë sot se Edi Rama dhe Saimir Tahiri drejtojnë trafikun e drogës, kur po kapet më shumë drogë? Po protestojnë njerëz me preçedentë penalë, që deri dje kishin qenë në radhët e policisë dhe që ndihmonin trafikun e drogës. Kjo nuk është kauza e shqiptarëve. Është një protestë pa motiv.
Motiv ka, sepse deri diku opozita nuk ka faj. Sidomos pas ngjarjes së Divjakës. Pas akuzave disamujore kjo ngjarje jep një motiv. A i druheni dhunës nesër në protestë?
Aspak. Policia do bëjë detyrën, do zbatojë ligjin.
Pra, do të ketë edhe dhunë?
Mos ngatërroni atë që thashë dhe mos e ngatërroni me atë që ndodhi më 21 janar. Ata qytetarë u vranë jashtë rrethit të Kryeministrisë dhe njëherë u tha se ishin vrarë me stilolapsa, njëherë sepse kishin armë, etj. Ne jemi të vendosur të zbatojmë ligjin ndaj cilitdo.
Në thelb është ngjarja e Divjakës, që ka interes të madh. Ndërkohë që në këto momente mediat flasin për një sasi të madhe kokaine (rreth 90 kg kokainë të sekuestruar në Ekuador) dhe ata që e kapën thanë se droga do hynte në Shqipëri. Kjo është një ngjarje shumë e madhe dhe e rëndë. Ju keni dijeni?
Ju e thatë dhe vetë, drogë e kapur në Ekuador, që sipas mediave ka destinacion Shqipërinë. Ne kemi kontaktuar autoritetet përkatëse, policët shqiptarë kanë lidhur mekanizmat e hetimit dhe bashkëpunimi që kemi me policitë ndërkombëtare bën që të arrihet rezultat. Për momentin nuk mund të them shumë. Kur kam marrë detyrën, nuk ka mbetur partner ndërkombëtar pa më folur për mungesën e besimit që kishin ndaj policisë shqiptare, për shkak të dekonspirimeve. Sot është një situatë tjetër. Çdo kilogram drogë që kapet vjen si pasojë e punës së policisë shqiptare, bashkë me ndërkombëtarët. Në janar, shkurt e mars janë kapur 3 tonë drogë më shumë nga sa janë kapur nga qeveria Berisha në 10 muaj.
Nga ngjarja e asaj të shtune, jeni i mendimit se ishte sukses i policisë?
Absolutisht po. Si në këtë rast ashtu edhe në atë të eksplozivit, deklaratat e opozitës kanë paralajmëruar atë që ka ndodhur.
Kjo është një akuzë e rëndë! Sidomos për ju që jeni ministër.
Në cilësinë e detyrës që mbaj, bëj konstatimin që e bëjnë gjithë qytetarët. Eksplozivi filloi me një shtyllë të tensionit të lartë. Ishte diçka qartësisht politike. Pastaj ishte zullumi i opozitës që pompoi jashtë çdo logjike atë që ndodhi. Unë nuk po them apo akuzoj kërkënd, por nuk mund të mos vë në dukje se opozita e tha atë që ndodhi. Sa për Divjakën, kjo s’ka sens që të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Sepse policia lufton ditë për ditë me trafikun e drogës.
Po thoni që ishte operacion i mirëfilltë?
Po. Ngjarja e Divjakës hyn tek operacionet e mirëfillta, sepse u mbyll me sukses.
Ideja juaj konspirative me opozitën, mund ta marrë sëriozisht ish-kryeministri Berisha, përmes deklaratave që bën në Facebook. Prandaj, nëse nuk do ishte thyer rrota e avionit, a do ta kishit bllokuar këtë trafik droge?
Policia kishte shtuar nivelin e alertit në atë zonë sepse kishte informacione për përdorimin për trafik droge. Prandaj u bë një regjim i shtrënguar. Policia kishte informacion dhe kishte patrulla të dukshme për këtë shkak. Nëse policia po priste avionin, këtë nuk mund ta them, sepse ishte e paimagjinueshme që në mes të ditës në bregdet të ulej një avion. Megjithatë, unë besoj se në çdo rast avioni nuk do të ngrihej sërish.
Megjithatë, nëse kishte patrulla në disa kilometra, ato makina me drogë duhet të ishin kapur, apo jo?
Mos mendoni se policia kontrollon çdo makinë apo njeri. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Ka gazetarë që kanë raportuar për këtë çështje dhe dëshmitarë, të cilëve u është bërë presion. Nuk do bëhet drejtësi për ata?
Ajo që po ndodh sot është me efekt negativ për brezat, sepse po krijohet perceptimi se përgjegjësinë për sigurinë në këtë vend e ka vetëm policia. Opozita po e thekson këtë handikap, duke zgjuar mosbesimin tek Policia e Shtetit. Forcat e policisë nëpër botë kthehen në heronj, ndërsa opozita këtu i sulmon.
Por kemi raste konkrete të gazetarëve dhe dëshmitarëve që thonë se janë kërcënuar me jetë...
Këta njerëz nuk kanë bërë denoncimin në polici. Një rast është ai i dhunimit të gazetarit të Top Channel pak vite më parë, ku personi që e sulmoi ishte i lidhur me partinë në pushtet dhe nuk i ndodhi asgjë. Rasti i dytë është ai i gazetarit që thotë se iu hodh një kokë dhie e prerë. Ne e kemi ftuar atë të bëjë denoncimin në polici, të na vinte në provë, por ai nuk e ka bërë këtë. Dhe kam frikë se është një rast i keqpërdorur.
Drejtori i Policisë së Qarkut të Fierit dha një version tjetër të rrëzimit të avionit të Divjakës.
Sokol Balla: Sinjalizimi i parë ka qenë për aksident ajror. Tani njëra është mes këtyre dyjave, ose ka qenë operacion shpëtimi, ose operacion antidrogë..
Saimir Tahiri:
Policia mbi bazën e informacioneve të veta priste një trafik të mundshëm droge. Nuk prisnim avionë dhe në momentin e përballjes së parë të punonjësit të policisë me pilotin e avionit, lindi dyshimi që avioni të ishte i lidhur me ngjarjen kriminale. Kur u gjet, piloti filloi të japë një justifikim jo fort të arsyeshëm. Deklaratat e tij ishin jo fort të besueshme dhe kur u gjet lënda narkotike u hodh supozimi më i arsyeshëm që edhe makina me lëndë narkotike dhe avioni kanë lidhje. Unë këtë e kam deklaruar në konferencën për shtyp, që janë gjetur një avion dhe pak më tutje një makinë me drogë. Unë nuk mund të them pas 1 orë që avioni ka lidhje me makinën me drogë pa patur hetime, të paktën pa patur hetime paraprake.
Sokol Balla: Përse flitet për një person të tretë?
Saimir Tahiri:
Nuk mund të flas për këtë. Vazhdojnë hetimet. Avioni nuk kishte drogë kjo është e sigurtë, ashtu sic është e sigurtë që nuk është i lidhur me Kryeministrin, as me Ministrin dhe as me Policinë e Shtetit.
Sokol Balla: Sot Berisha tha që Riformato ka hyrë disa herë në Shqipëri…
Saimir Tahiri:
Unë nuk kam informacion. Kjo është nën hetim dhe unë nuk kam dëshirë që të merrem me hetimin, as më takon të merrem me këtë hetim. Ka një akuzë sikur piloti nuk është regjistruar në sistemin TIMS. Ne mund të shkojmë në Rinas dhe të shohim që askush prej pilotëve nuk regjistrohen në bazë të një konvente ndërkombëtare ku drejtuesit e avionëve hyjnë me një leje të posaçme dhe nuk hyn si gjithë të tjerët në sistem.
Sokol Balla: Riformato kishte probleme në Itali dhe ai nuk mund të merrte pasagjerë. Mund t’i jepte avionit, por si privat. Pra në momentin që ulte avionin, ai duhet të hynte në vend si një njeri normal, duke u kontrolluar. Pse avicioni civil shqiptar i ka dhënë këtij personi një licensë piloti?
Saimir Tahiri:
Nuk e pajisim ne. Këtë kërkojani autoriteteve italiane që e kanë licensuar. Autoritetet shqiptare nuk mund të vënë në dyshim vendimet e autoriteteve italiane. Kemi të bëjmë me një aktivitet kriminal ku puna e gjithë institucioneve funksiononte normal dhe të dëgjosh opozitën që institucuionet shtetërore janë të përfshira në trafik droge në pamje të parë të bën të qeshësh, por më pas kur dëgjon lumin e akuzave të tilla….Nëse Kryeministri dhe Ministri do të ishin të përfshirë në trafik droge, pse duhej ta ulnin avionin në Divjakë?! Avioni në rinas ishte. E mbushnim aty dhe ikte. Shteti shqiptar ka mekanizma që funksionojnë në mënyrë të pavarur me njëri-tjetrin. Kanë ikur kohërat kur institucionet dështuan të parandalonin sipërmarrjen kriminale.
Sokol Balla: A jeni i sigurtë që ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur në të shkuarën?
Saimir Tahiri:
Ju siguroj që në dijeninë ime që nga momenti që kam marrë detyrën, fenomene të tilla nuk na kanë dalë përpara në veprimtarinë tonë policore, përfshirë këtu edhe informacionin.
Sokol Balla: Nuk mendoni që betonimi i pistave ushtarake lind një farë dyshimi ose pranimi se është kryer ky aktivitet?
Saimir Tahiri:
Nuk besoj që është shenjë e dyshimit ose e parandalimit mbi bazën e fakteve të ndodhura gjatë kohës që jemi në detyrë, por mund t’u them me bindje që mbi bazën e asaj që kemi gjetur dhe bazuar mbi fakte që duhen marrë në konsideratë dhe që përbëjnë të dhëna jo të pakta hetimore, ma do mendja që ju dhe publiku do të keni rastin të shikoni gjëra që kanë ndodhur para se ta merrnim ne detyrën dhe që janë të denja për të ngritur nivelin e alarmit institucional për këtë cështje.
Sokol Balla: Ka hetime që ka ndodhur në të shkuarën?
Saimir Tahiri:
Jemi në punë e sipër dhe për shkak të detyrës nuk mund të flas shumë, por di të them që shpresojmë nga hetimet të arrijmë në hetimet paraprake që të dhënat të mund të na e thonë.
Sokol Balla: Ka patur para apo pas marrjes tuaj në detyrë?
Saimir Tahiri:
Para se të merrja unë detyrën.

Sokol Balla: Menjëherë pas rastit të avionit të Divjakës, ju shkarkuar shefin e Anti-drogës, pranuat ngjarjen?
Saimir Tahiri:
S’ka asnjë të vërtetë. Është një makineri propagande. Zotëria doli vetë dhe deklaroi publikisht që s’e lënë rehat as mediat. Zoti Selfollari është ende në punë, jo në atë detyrë, por në një detyrë tjetër. Ka paraqityur një kërkesë për t’u transferuar rreth 2 muaj përpara. Procedura zgjat në të tilla raste zgjat 45 ditë, por për shkak të komisionit hetimor procedura zgjati më shumë.
Sokol Balla: U fol për dorëheqjen tuaj. Përtej kësaj, akuzat e opozitës apo rastësisë së Divjakës, e keni menduar në ndonjë moment dorëheqjen?
Saimir Tahiri:
Nëse do të ma lejosh do shkoj përtej përgjigjes formale. Shkurt jo! S’më ka shkuar asnjë sekondë ndërmend. Nuk tërhiqehm përpara sfidave. Nuk mund të them që e kam përjetuar lehtë gjithë këtë situatë ku kam shpresuar që puna e policisë do ishte motiv për të bashkuar sa më shumë njerëz dhe jo motiv për të ndarë njerëzit. Kam marrë detyrën me bindjen që është e vështirë, përsa kohë e di që do bësh armiq. E them me shumë bindje që pavarësisht nisjes së vështirë, pavarësisht faktit që e nisëm me shumë vrull dhe vazhdojmë me më shumë vrull, unë besoj sot jam shumë komod në cdo orë dhe minutë pune që bëj së bashku me kolegë të mi dhe gjithë nejrëzit që më gjenden pranë.
Sokol Balla: Sa i sigurtë që nuk do të përsëritet një rast i Divjakës? Sa të sigurta janë autoritetet shqiptare? A do të ishe sërish i paprekshëm?
Saimir Tahiri:
Në shtator të 2013 në Paris, një ndër aeroportet më të mëdhenj të Europës, u ul një avion i Air France, linja e flamurit, linja shtetërore me një ngarkesë prej 1.3 ton kokainë. Në atë kohë në atë vend nuk akuzoi njeri Ministrin e Brendshëm për përfshirje në trafikun e drogës sepse po të ndodhte i bie që të ishte lordi i drogës, ndërkohë që me standardin e këtushëm logjika shkon deri në absurd duke përbaltur politika dhe të detyrojë qytetarët të dëgjojnë gjëra nga më monstruoze për përfaqësuesit e vet. Sa siguri kemi për të tilla ngajrje? Është një debat real sic është real debati për lëndët narkotike, sigurinë në vend dhe sa të përgatitur për të ndarë përgjegjësitë e përbashkëta për sigurinë në vend. Policia kapi 1.7 ton drogë dhe nuk thoshte njeri bravo. Përsa kohë guximi i krimit është aty ende sot, ajo që mund të garantoj është që policia do të jetë aty për ta luftuar.
Sokol Balla: Një ndër akuzat është që ju keni ripunësuar disa persona të inkriminuar në aktivitete kriminale, përfshirë narkotrafikun që janë shkarkuar nga ministri i fundit socialist në 2005…
Saimir Tahiri:
Nëse në punësimet që janë bërë ka punonjës që kanë rekorde kriminale, më thoni emrat sot dhe nesër nuk janë më në punë. Në dosjet që ka administruar Policia e Shtetit kur janë punësuar, askush nuk ka rekorde kriminale, asnjë emër. Të më thonë qytetarët një punonjës të vetëm të policisë që ka rekorde kriminale dhe ai menjëherë do të shkarkohet dhe do të procedohet. Mos prisni që policia t’u thotë qytetarëve, rrini të qetë se nuk ka gjë. Unë sot u them qytetarëve ngrini alarmin së bashku me policinë.
Sokol Balla: Lazarati mbjell drogë, çfarë do bëni?
Saimir Tahiri:
Kur kam marrë detyrën kam gjetur një raport të partnerëve italianë që pas një fluturimi me avion kanë gjetur parcelat e drogës në vend. Qeveira e kaluar pa asnjë ekzagjerim e la vendin të mbytur në parcela kanabisi. Ato harta fotografike me vende e sakta, për të shkulur rrënjët nuk i përdori qeveria e këtij zotërisë që sot do të protestojë. Nuk e di për cfarë i ka përdorur këto foto, ndoshta dhe për gjobëvënie. Ne po ndalojmë kanabisin që nuk është mbjellë në kohën tonë. Në prill kemi kapur 400 përqind më shumë kanabis krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 16 herë më shumë heroinë dhe janë 3 ton më shumë drogë të kapur në 3 muaj qeverisje në krahasim me 10 muaj të qeverisjes së kaluar. Kam kërkuar nga partnerët italianë që ky mision të përsëritet dhe besoj që do të përsëritet dhe do të na shërbejë më shumë për të vënë gishtin tek parcelat e atyre që mund t’u shkojë ndërmend të mbjellin drogë. Po shohim mundësinë që aty ku lidhet pronari i pronës ku mbillet drogë ta zhveshim nga përgjegjësia e zotërimit të pronës personin që mbjell, por kjo është e vështirë nga pikëpamja ligjore. Lazarati nuk është dicka e re dhe nuk ka gjetur asnjë nga ne pa përgatitur.
Sokol Balla: Jemi në emergjencë. Keni kapur dhjetra ton në një javë, A jeni dakort që ka një emergjencë?
Saimir Tahiri:
Për ne është një cështje alarmante dhe për partnerët. Lazarati nuk është një fshat që duhet damkosur si një fshat kriminal të gjithin. Ka njerëz të ndershëm në atë vend dhe njerëz që s’e meritojnë damkën e trafikantëve. Mund t’u siguroj që mbase jo në ato përmasa, por nga një minizonë e tillë ekziston që nga Tropoja deri në Sarandë. Nëse prisni prej meje përgjigjen a do hyni në Lazarat, unë mund t’u them që nuk është vendim i lehtë për cilindo që të marrë barrën dhe të firmosë një urdhër që mund të ketë pasoja fatale. Elementët kriminalë dhe të gatshëm të mbrojnë një sipërmarrje kriminale atje nuk janë të pakta. Mjafton të përmend rastin e ndalimi të një makine që vetëm sa i përkiste një lordi të Lazaratit dhe ndaj komisariatit të policisë në Gjirokastër u qëllua me armë. Unë ju garantoj që kjo nuk do të ndodhë më. Kemi një plan së bashku me Prokurorinë, SHISH. Kemi një bazë të dhënash të mirë për të garantuar që në të gjitha rastet ndërhyrja në Lazarat të jetë efektive. Ndërhyrja nuk do të jetë luftë, do ketë elementë force. Zgjidhja për Lazaratin na takon të gjithëve. Shtatori  nuk do gjejë Shqipërinë me situatën që gjetëm sa i përket trafikut dhe mbjelljës së lëndëve narkotike.
Sokol Balla: Po thoni që deri në shtator shteti do të ndërhyjë në Lazarat?
Saimir Tahiri:
Nuk do të ndodhë më ajo që ka ndodhur dhe do shfrytëzohet cdo mjet i shtetit shqiptar.
Sokol Balla: Nëse kjo nuk ndodh deri në shtator?
Saimir Tahiri:
Do ketë lëndë narkotike, por nuk do të lejojmë situatën që gjetëm në shtator të vitit të kaluar. Kjo është një betejë që nuk mbaron kurrë. Është një betejë që do marrë kohë dhe energji pa fund. Por të jeni të sigurtë që nuk do të ketë mbrojtje nga shteti, por shteti do ta luftojë atë.

Si të largoni dhimbjen e kokës për 5 minuta

 

 

 

 

Të gjithëve na ndodh të kemi dhimbje koke dhe veçanërisht, në ditët stresuese, kur duhet të jemi të përqendruar dhe të fokusuar në çështjet e punës, duhet ta largojmë sa më shpejt këtë dhimbje, në mënyrë që të kthjellohemi. Ekziston në terapi, nëpërmjet së cilës mund të largoni dhimbjen e kokës për pesë minuta.
Hunda ka anën e majtë dhe të djathtë. Ne i përdorim të dyja anët për të thithur dhe nxjerrë frymën. Aktualisht të dyja anët e hundës, sipas mjekëve, kanë funksione të ndryshme.
Ju do të jeni në gjendje të dalloni ndryshimin gjatë dhimbjes së kokës, ku duhet të përpiqeni të mbyllni anën e duhur të hundës.
Përdorni anën e majtë për të marrë frymë. Rreth 5 minuta do të duhen që dhimbja e kokës të largohet. Në qoftë se ndiheni të lodhur, mbyllni anën tuaj të majtë dhe merrni frymë përmes anës së djathtë.
Pas një kohe do të ndieni mendjen tuaj të freskët. Nëse vuani nga dhimbja e vazhdueshme e kokës, provoni këtë terapi të frymëmarrjes për 1 muaj.

Berat, parcela me kanabis, armë e fishekë, në banesën e një të riu

 

 

 

Sekuestrimi i 82 rrënjë të bimës Canabis Sativa, dy automatikëve tip Kallashnikov, një sasie të konsiderueshme fishekësh, si dhe prangosja e poseduesit.

Ky ishtë bilanci i një operacionit të policisë së Beratit të finalizuar me sukses mesditën e djeshme, ndërsa në pranga ka përfunduar 24 vjeçari Armand Velcani.

Në oborrin e banesës tij u gjet sasia e bimëve narkotike në fshatin Bistrovic.

Tiranë, efektivi i policisë përplas me makinë kalimtarin

 

Tiranë, efektivi i policisë përplas me makinë kalimtarin

Një efektiv policie ka përplasur me makinë një kalimtar, disa minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, tek ish- ekspozita.

Kalimtari, i identifikuar si Myslym Sulejmani, i moshës 85 vjeçare është dërguar me shpejtësi në spitalin e Tiranës, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Efektivi i policisë ka qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Golf 2”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB). Aktualisht po hetohet mbi shkaqet e aksidentit.

Kukës-Kakavijë, bllokohen 50 kg hashash, 6 persona në pranga

 

 

hashash-i-kapurNjë operacion i policisë së Kukësit ka sjellë goditjen e një rrjeti trafiku në aksin Kukës-Morinë, ku u arrestuan 2 shtetas shqiptarë dhe 3 kosovarë si dhe u sekuestruan 5.5 kilogramë kanabis sativa dhe dy automjete. Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë shqiptarët Idajet Duraku dhe Abedin Taçe dhe tre kosovarët Haki Dajaku, Shaban Hoti, dhe Agim Dajaku. Lënda narkotike u gjet e fshehur në automjetin që po udhëtonin 5 personat nga Tirana drejt Kukësit, ku do të mbërrinin pastaj në Kosovë.

Ndërkohë, në një operacion tjetër, policia kufitare ka bllokuar 45 kg hashash në pikën kufitare të Kakavijës, teksa është arrestuar edhe një shtetas 27-vjeçar si transportues i lëndës narkotike.

Droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit “Fiat” me targa AA296IM e ndarë në 45 pako dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Ermal Ndreu 27 vjeç.

Sipas policisë, droga e blerë në Lazarat duhej të shkonte në Athinë dhe shtetasi Ndreu, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, mbahej nën vëzhgim prej kohësh.

Ne pranga tre doganierë dhe një tregtar

 

 

Policia arrestoi në Kukës mbrëmjen e djeshme tre doganierë dhe një tregtar mallrash për kontrabandë. Arrestimi i tyre u bë rreth orës 22:45. Në pranga janë vënë doganierët: Mal Shahi, Xhevit Veseli dhe Izmir Cengu, të tre 45-vjeçarë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe tregtarin e mallrave, Nadir Shahun, 37 vjeç. Të katërt këta persona akuzohen për veprën penale të kontrabandës së mallrave.

Në momentin e arrestimit, doganierët Mal Shahi dhe Xhevit Veseli gjendeshin në krye të detyrës, ndërsa Izmir Cenku ndodhej aty, jashtë orarit të punës.

Policia tha se, katër personat u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Kukësit për hetime të mëtejshme

25-vjeçarja plagos me thikë bashkëshortin

 

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Durrësit, ku një 25-vjeçare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj. Vanesa Aliraj ndodhej me bashkëshortin e saj në një piceri, ku pas një konflikti të çastit, 25-vjeçarja e ka goditur atë me thikë.

Policia bën të ditur se, Aliraj ka qëlluar bashkëshortin e saj 27-vjeçar një herë me thikë. 27-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku edhe ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet nën trajtim mjekësor.

Policia, e cila është njoftuar menjëherë nga personeli i picerisë ka prangosur në flagrancë 25-vjeçaren, ndërkohë që ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit. 25-vjeçarja akuzohet për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, Nga hetimet e para rezultoi se ngjarja në fjalë ka ndodhur për shkak të konflikteve të çastit.

Si do te ndryshojnë rregullat për patentat ?

 

  • Testet e teorisë dhe praktikës me elementë sigurie shtesë. Haxhinasto: Targat me çip elektronik, patentat me pikë

 

 

Testi i teorisë dhe praktikës për patentat do të ketë elementë shtesë për të garantuar përgatitjen e drejtuesve të rinj të mjeteve, ndërsa patenta do të jetë me pikë. Kontrollit teknik të mjeteve do t’u shtohen edhe disa elemente shtesë, ndërkohë që ky shërbim do të liberalizohet. Të gjithë mjetet do të pajisen me çip elektronik, ku do të jetë historiku i lëvizjes, jo vetëm i mjetit, por edhe i pronarit të tij.

Kjo është paketa e masave që do të marrë Ministria e Transporteve për minimizuar numrin e aksidenteve në rrugët e vendit. Një tjetër pikë e rëndësishme e paketës së sigurisë rrugore është ajo e forcimit të kontrollit teknik të automjeteve, por dhe përmirësimit të shërbimit, nga ana tjetër përmes liberalizimit të tregut. Plani i  masave është bërë i ditur nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë analizës vjetore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit Rrugor.

Testimi me shkrim për njohuritë teorike për marrjen e patentës do të jetë i fotografuar, i regjistruar dhe i pamanipulueshëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. “Do të ndryshojë gjithashtu edhe mënyra e organizimit të procesit të testimit. Bëhet fjalë për sigurinë e jetës së njerëzve. Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente dhe në mënyrë të menjëhershme. Po kështu, duhet të realizojmë edhe dhënien e testimit për të gjitha kategoritë e ndryshme profesionale, në mënyrë më rigoroze dhe të jemi vigjilentë në respektimin e këtyre kategorive”, tha Haxhinasto.

Djalli – Një “biografi” e paautorizuar

 

Pothuajse krejtësisht i munguar në Testamentin e Vjetër, Zotëria i errësirës u afirmua vetëm me kristianizmin. Por ka paraardhës mesopotamikë, persë dhe grekë

 

“Askush që nuk ka kuptuar të vërtetën mbi djallin dhe ëngjëjt e tij, apo që nuk e ka kuptuar se cili ishte ai përpara se të bëhej demon, dhe si u bë, nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje që të njohë origjinën e të Keqes”. Me këto fjalë, të shkruajtura në një libret polemik të pothuajse 18 shekujve më parë, një filozof i krishterë me gjak grek, por i lindur në Egjipt teorizonte një dogmë besimi që me pak fjalë mund të përmblidhet kështu: djalli ekziston dhe kush nuk e beson është një idiot. Filozofi quhej Origjeni dhe libreti titullohej “Controo Celso”.

Origjeni (185-254) ishte një integralist në gjithçka (u trodh për të mos rënë pre i kënaqësive të mishit): ndoshta për këtë arsye ishte edhe kaq i ashpër ndaj djallit. E sigurtë është që përpara tij asnjë autor tjetër i kulturës hebraiko-kristiane nuk kish qenë kaq i pakundërshtueshëm, as edhe përhapësit e Biblës: Testamenti i Ri flet për demonë shumë herë, por pa bërë një dogmë; në Testamentin e Vjetër, paraardhësit e Satanait janë të rrallë. Dhe mungojnë krejtësisht në Pentaeukin, përmbledhjen me pesë librat më të lashtë, rrëfimet e të cilëve shkojnë nga Zanafilla deri tek epopeja e Moisiut.

I munguari i madh

Po si ka mundësi? Po mëkati fillestar, me djallin-gjarpër që i nxit Adamin dhe Evën që të mos i binden Zotit? Mund të habisë por, përkundër një besimi të përhapur, Bibla nuk thotë asnjëherë që gjarpëri joshës ishte Satanai: e përcakton vetëm si një kafshë “më e zgjuara e të gjithë kafshëve të egra që ka bërë Zoti”. Dhe shton se pas veprimeve të tij, nuk u dërgua aspak në ferr, por u dënua që të jetojë në tokë në mënyrë poshtëruese: “Me bark do të ecësh zvarrë e do të hash dhe për të gjithë ditët e jetës tënde”.

“Populli i Biblës nuk njihte djaj”, thotë Georges Minois, historian i Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Studimeve Ndërdisiplinare (QNKSN) në Paris, autor i disa librave dhe studimeve mbi këtë temë. Në fakt, në hebraizmin më të lashtë, Jehovai ishte e vetmja qenie e jashtëzakonshme, origjinë e të Mirës ashtu sikurse të Keqes, i mrekullive mirëbërëse ashtu sikurse i ndëshkimeve të tmerrshëm. “Vetëm në kohën e profetëve”, saktëson Minois, “një reflektim i parë moral, i lidhur me mitet dhe legjendat e popujve fqinjë, çoi në tentativën për të ndarë të keqen nga Jehovai dhe për t’ia atribuar një tjetër kauze tjetër”.

Pra, Satanai do të lindte shumë kohës pas Adamit dhe Evës. Dhe është një kohë e gjatë ndërmjet. Për të gjetur gjurmët e para në Shkrimet e Shenjtë duhet të shkojmë tek Libri i Job. Që në rendin e Biblës së krishterë është i njëzetedyti. Dhe që ndoshta është shkruajtur në fillimin e shekullit V p.e.s. domethënë në një kohë kur të krishterët ishin dëbuar tashmë e kishin shkuar në Babiloni për 50 vite e më pas ishin rikthyer në zonën e influencës së Persisë. Dhe ndodh që, pikërisht në kulturën mesopotamike dhe në atë perse kishte gjysmëperëndi që kishin disa tipare të Satanait.

Paraardhësit

Madje, në Mesopotaminë e lashtë “të këqinjtë” ishin me bollëk dhe shtoheshin si kërpudhat. Asirët besonin tek një zog keqbërës me emrin Anzu (që më vonë do të shndërrohej në Pazuzu). Babilonianët e personifikonin të keqen tek Tiamat, mbretëresha e monstrave detare. Dhe më pas në kohë, sumerët kishin krijuar Huauan (më i njohur me emrin babilonian Humbaba), rivali i heroit Gilgamesh. Kush dëshiron të shohë fytyrën e demonit në fillimet më të hershëm duhet të shkojë në Muzeun Britanik të Londrës, që ka të ekspozuar një maskë të tij e cila është gjetur në Sippar, në Irak.

Edhe më shumë se sa Babilonia dhe rrethinat e saj, në historinë e djallit ka një vend të rëndësishëm Persia e lashtë. Aty ku në epokën e Bronzit një njeri i shenjtë me emrin Zoroastri (alias Zarathustra) kishte kodifikuar një fe dualistike, e quajtur mazdizëm, bazuar në antagonizmin mes të Mirës dhe të Keqes. Në fillesë të gjithçkaje ishte Ahura Mazda, një perëndi mirëbërës, që megjithatë kishte gjeneruar një shpirt keqbërës, Ahriman (apo Angra Mainyu) e që më vonë do të bëhej antiteza e tij. Vini re: historia e Luciferit-Satanait, engjëlli rebel sipas të krishterëve, nuk është aq e ndryshme.

Por le të kthehemi tek libri i Jobit, prezantimi i Satanait (në gjuhën hebraike Satan, domethënë “Kundërshtar”) në skenën biblike. Historia është e njohur: Jobi, një njeri i pasur dhe besimtar, goditet nga një seri fatkeqësish: në fillim disa grabitës i bastisin gjedhët e tij, më pas një zjarr i vret bagëtitë, grabitës të tjerë i marrin gamiljet, në fund shembja e një shtëpie i vret bijtë dhe një “sëmundje e keqe” i pushton trupin. Prapa gjithçkaje qëndron pikërisht Satanai, i cili dëshiron të shtyjë Jobin që të mallkojë Zotin. Por njeriu besimtar bën durim dhe në fund Jehovai e shpërblen.

Në rrëfim ka një të dhënë të çuditshme, që meriton vëmendje: përpara se të tundojë Jobin, Satanai bën marrëveshje me Zotin, i cili i jep lejën (madje pothuajse detyrën) që të veprojë duke i vendosur vetëm disa kufizime, sikur të shkruante një “letër rekrutimi” për një ushtar në mision. Pra me dy hapa. I pari thotë: “Zoti i tha Satanait: Shiko, çdo gjë që ka është nën pushtetin tënd, por mos vër dorë mbi të”. Dhe më pas: “Zoti i tha Satanait: Ja tek e ke në duart e tua! Vetëm kurseja jetën”.

Pra, në versionin e tij të parë, djalli hebraik nuk është antiteza e të gjithëpushtetshmit, por një lloj 007-e e tij, që bën hetime mbi njerëzit dhe i provokon drejt të keqes vetëm për të vërtetuar besnikërinë e tyre fetare. “Eshtë një besimtar shërbëtor i Jehovait, ekzekutor i punëve të pista”, sintetizon Minois. Dhe një tjetër demonolog i famshëm, amerikano veriori Jeffrey Burton Russell, historian në Universitetin e Kalifornisë shkon më në ekstrem: “Satanai është personifikimi i anës së errët të Zotit, i atij komponenti të Jehovait që na kundërvë me të Mirën”.

Kthesa

Kushdo mund të shohë se sa shumë rrugë është bërë mes këtij Satanai fillestar dhe djallit që njohim të gjithë, atij të teologjisë së krishterë, që është shndërruar në personifikimin e të Keqes absolute, antagonist i palodhur i Zotit dhe mbret i Ferrit. Po kur dhe si ndodhi kthesa? Përgjigja është: kur kristianizmi u shkëput nga hebraizmi. Minois saktëson: “Figura e Satanait, deri atëherë shumë diskrete dhe e mbajtur si në zinxhirë, ajo do të pushtonte skenën me një rol të dorës së parë: Testamenti i Ri e përmend 188 herë”.

Shfaqja më e famshme është ajo e tundimeve të Jezusit, të përmendur nga tre prej katër ungjijve (Mateu, Marku dhe Luka). Në këtë pjesë Satanai fut në kurth Jezusin, ndërkohë që ky po agjëron për 40 ditë në shkretëtirë, për plot tre herë: i sugjeron që të transferojë gurët në bukë (provokim të cilit Jezusi i përgjigjet menjëherë me frazën e famshme “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë”); e fton që të hidhet nga maja e tempullit, që engjëjt të rendnin për ta shpëtuar; dhe në fund i premton të gjithë mbretëritë e botës në këmbim të adhurimit për të. Metafora këto, respektivisht, të kënaqësisë së trupit, të pushtetit dhe të autonomisë nga Zoti.

Por edhe Satanai i ungjijve nuk ishte një risi absolute: kishte precedentë në dy linja të kulturës hebraike, që i takojnë shekullit të fundit para Krishtit. Linja e parë përfaqësohet nga Esenët, një sekt hebraik heterodoks të cilit ndoshta i përkiste vetë Jezusi kur ishte i ri. Linja e dytë përbëhet nga “letërsia apokaliptike” judaike, që sot hebrejtë dhe të krishterët (përveç koptëve) e gjykojnë apokrife, por që një herë e një kohë pati ndikim mbi të dy besimet.

Apokaliptik

Esenët e konceptonin botën si një fushëbetejë mes “dritës” dhe “errësirës”. Në një tekst të tyre thuhej: “Nga engjëlli i errësirës buron çdo lloj lajthitjeje… shpirtërat si ai kanë qëllim që të bëjnë të rrëzohen bijtë e dritës”. Dhe duke qenë se Esenët besonin tek pavdekshmëria e shpirtit, ata formuluan të parët konceptin e Ferrit. Historiani Giuseppe Flavio shkruante për ta: “Shpirtërave të këqinj u rezervojnë një shpellë të errët, një vend torturash të pafundme”.

Precedenti tjetër është “letërsia apokaliptike”, dhe në mënyrë të veçantë Libri i Enokut, që padrejtësisht është thënë se është vepër e një patriarku homonim, gjysh i Noes, por që në të vërtetë është shkruajtur pak kohë përpara epokës kristiane. Ai tekst flet (për herë të parë në mjedis hebraik) për engjëj rebelë ndaj Zotit. Thotë se 200 prej tyre zbritën në Tokë, u mësuan njerëzve arte të fshehtë, patën raporte seksualë me shumë gra, krijuan trazira në botë dhe në fund u dënuan me burgosje deri në ditën e gjykimit. Shën Agustini (354-430), babai i Kishës, ishte ndër më të vendosurit në refuzimin e Librit të Enukut, duke e quajtur thjeshtë një teskt erotik, pjellë e fantazisë. Por të krishterë të tjerë, para tij, e kishin marrë atë tekst si flori të kulluar: polemisti Tertulliani (145-230), filozofi grek i sipërpërmendur Origjeni dhe filozofi Giustini, shenjt, martir, ndër baballarët i Kishës edhe ai. Një frazë e këtij të fundit është elokuente, sepse fotokopjon Enukun: “Engjëjt nuk iu bindën urdhërave të Zotit, u çiftuan me gra dhe bënë fëmijë, domethënë të ashtuquajturit demonë”.

Engjëll i rrëzuar

Kështu teologjia e krishterë, edhe kur refuzoi apokrifin, ruajti idenë që Satanai ishte ndoshta një ish engjëll. Dhe ripeshkoi një tekst biblik të shekullit VI para Krishtit që thoshte: “Ti, bartës i dritës, bir i aurorës, përse ke rënë nga qielli?” (Isaja 14:12) “Bartësi i dritës” u bë kështu Luciferi, engjëll i dënuar sepse u rebelua ndaj Zotit. Sot, megjithatë, shumë biblistë i japin një tjetër domethënie asaj fjalie: “Isaja nuk fliste për djallin por për ambicien e tepruar të një mbreti babilonian”, pohon studiuesi autoritar amerikan Luther Link, docent në Tokio.

Pasi u vendos ideja që e Keqja ishte ndoshta vepër e një ish engjëlli dhe e dënimit të tij, teologëve të krishterë u mbetej një problem i hapur: ku ishte vendqëndrimi i Satanait? Mbi apo në tokë? Ideja që ekzistonte një ferr i nëndheshëm, me vendndodhje në Mesdhe, për të krishterët e parë nuk ishte kaq e padiskutueshme. Në fakt në letrat e Shën Palit gjenden përmendje të “shpërtërave të së Keqes që banojnë në zonat qiellore”. Dhe pak më parë përmendje të një “princi të fuqive të ajrit, ajo frymë që tashmë beson tek njerëzit rebelë”.

Për të transferuar Satanain në ferr, më shumë se sa tekstet biblikë apo esenë, ishin mbi të gjitha prurjet kulturore greko-romake. “Vizioni përtejbotëror i grekëve”, shpjegon Francesco Bertolini, docent i letërsisë greke në Universitetin e Pavias, “parashikonte dy botë të përtejme: një të nëndheshme, Hadin, dhe një tjetër në skajin tjetër të Tokës, Elisin. Hadi, si vendqëndrim i shpirtërave të të vdekurve përshkon praktikisht të gjithë letërsinë klasike. Një tekst i rëndësishëm që e përmend është Fedoni i Platonit. Por përshkrimi më i famshëm është tek Odiseja, kur Uliksi zbret në Had për të takuar Tiresian.

Sigurisht që mes botës së përtejme pagane dhe ferrit të krishterë kishte disa dallime. “Mbi të gjitha”, vazhdon Bertolini, “Hadi nuk ishte domosdoshmërisht një vend ku jepeshin dënimet për një jetë me mëkate. Përkrah personazheve përgjegjës për faje shumë të rëndë – Tici, Tantali, Sizifi – të dënuar me ndëshkime ekzemplarë, kishte heronj protagonistë të bëmave të lavdishme, si Akili, Agamemnoni dhe Ajaksi”. Veç kësaj, në Had nuk mbretëronte një monstër e tmerrshme, por një perëndi vëlla i Zeusit, me një pamje tërheqëse dhe fizik atletik.

Mund të habisë por edhe djalli paleokristian kishte një pamje të mirë: feminist dhe joshës, ai ishte më shumë Lucifer se sa Satana. Pamja ndryshoi vetëm në Mesjetën e vonë, kur Kisha, tashmë antagoniste ndaj pushtetit të vendosur ishte shndërruar ajo vetë në pushtet absolut. Pikërisht atëherë ish “princi i ajrit” mori në imagjinatën kolektive figurën e njohur: i tmerrshëm, bishë, i frikshëm, siç shfaqet në disa afreske të famshëm të Giottos, dhe të Beato Angelicos apo në përshkrimin e paarritshëm që i bëri Dante tek Komedia Hyjnore.

Monstruoz

Rilexojmë pështjellimin e Aligierit kur takon “mbretin e të Keqes”: “Oh, sa mrekulli që më dukej mua / kur pashë tre fytyra në kokën e tij! Por tre fytyrat nuk mjaftonin për të kallur frikë. Për këtë arsye pak më vonë poeti e shtonte dozën. Cfarë kishte të përbashkët ai monstër me tre kokë, me krahë, me Zotin e pashëm Hadin? Asgjë, përveç vendbanimit nëntokësor. E njëjta gjë mund të thuhet për demonët me brirë të Giottos dhe Beato Angelicos.

Tiparet kafshërorë të djallit të sapolindur mesjetar sillnin në vëmendje të tjera perëndi pagane: keltin Cernumnos; etruskin Tukulka, hyjni e nëntokës toskane, me krahë dhe gjarpërinj në vend të flokëve; por mbi të gjitha perëndinë greke Pan, i egër dhe përdhunues, me brirë dhe këmbë cjapi. Pan ishte më jonormali mes hyjnive pagane: i shëmtuar (e ëma, nimfa Driopi e braktisi që në lindje, e terrorizuar nga pamja e tij), i egër (nuk jetonte në Olimp por në malet Arkadia), i tmerrshëm (edhe prej ulërimave me të cilat lajmëronte praninë e tij) dhe i dhënë pas kënaqësive të trupit (i dhënë pas masturbimit, biseksualitetit dhe dhunës seksuale). Mbi të gjitha prej tij u frymëzuan artistët e mesjetës kur pikturonin djallin.

Kjo zgjedhje u pasqyrua në një kthesë teologjike. Në vitin 1215, gjatë Këshilit IV, Kisha kishte nxjerrë një dokument-kyc (i njohur si Firmiter) ku rendiste disa parime doktrinorë. Një prej tyre thoshte: “Djalli dhe demonët e tjerë janë krijuar të mirë nga Zoti, por ata vetë janë transformuar në të këqinj. Më pas njeriu ka mëkatuar i joshur prej demonëve”. Ishte fitorja e Origjenit, pas vdekjes: kështu historia e Luciferit-Satanait u shndërrua në dogmë të fesë.

5.25.2014

Bankat e nxjerrin valutën jashtë shtetit

 

 

Transferohen 11.5 miliardë lekë. Dy banka “eksportojnë” nga 4 miliardë lekë dhe ulin stokun e kredisë

Fitimet - Fitimi i bankave për tremujorin vazhdoi të mbetet i lartë. Sipas tabelës së publikuar nga Shoqata e Bankave, përftimi neto në total i 13 bankave është 3,374,877,207 lekë. Ndërkaq, 9 banka tregtare deklaruan rezultate fitimprurëse për vitin 2013, megjithëse u cilësua vit i vështirë financiar.

Depozitat - Depozitat për tremujorin e kaluar nuk shënuan rritje për shkak të uljes së remitancave të emigrantëve dhe të interesave të ulëta. Në mars, ato arritën në 959,287,309,488 lekë

Zamir Alushi

Ardian FullaniBanka e Shqiperise

Kur Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, iu bëri thirrje nga Forumi Ekonomik i Vjenës bankave të huaja mëmë të filialeve të tyre në Shqipëri, që të zhbllokojnë kredidhënien, kjo u kuptua si një ftesë rutinë. Tashmë që Banka e Shqipërisë (BSH) ka publikuar të dhënat statistikore të tremujorit të parë 2014, kuptohet qartë se bankat kryesore, jo vetëm nuk po kreditojnë ekonominë, por po e çojnë valutën jashtë vendit. Në raport me fundin e vitit 2013, zhvendosjet e parasë në bankat jashtë vendit arrijnë në 11.5 miliardë lekë.

Bankat që çuan më shumë para jashtë

Rikthehet kështu dukuria e transferimit të parasë jashtë vendit nga bankat më të mëdha në vend. Sipas tabelave me të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, për tremujorin e parë, dy banka rezultojnë të kenë rritur më shumë transferimin e parave të lira në institucionet jashtë vendit, me nga rreth 4 miliardë lekë secila, ndërsa bankat e tjera kanë dërguar sasi më të vogël valute jashtë, duke preferuar tregun e letrave me vlerë brenda vendit ose fondet e investimit. Këto dy banka gjithashtu kanë ulur stokun e kredisë.

Kreditimi

Ndërkohë është ulur niveli i kreditimit të ekonomisë. Krahasuar me dhjetorin 2013, kur u shënuan 394,660.3 milionë lekë kredi totale për biznesin, gjatë këtyre tre muajve ky tregues ra në 391,461.4 milionë lekë për muajin mars. Politika shtrënguese e bankave, gjatë tremujorit të katërt, është realizuar kryesisht nëpërmjet rritjes së marzhit për kreditë me rrezik dhe rritjes së kërkesës për kolateral. Pasi qëndruan të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2013, standardet e kredisë dhënë bizneseve u shtrënguan në dy tremujorët pasardhës. Balanca neto e ndryshimit të standardeve shënoi vlerën -7.4%, sipas vrojtimit tremujor të kryer nga BSH. Kjo përbën një përkeqësim në krahasim me nivelin -5.1% të shënuar gjatë tremujorit të katërt të vitit paraardhës. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, standardet e kredisë mbetën të shtrënguara njësoj. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u shtrënguan vetëm për kreditë me qëllim investimet, ndërsa u lehtësuan për kreditë me qëllim financimin e kapitalit qarkullues. Sektori më i kredituar, sipas tabelës statistikore të BSH-së, gjatë marsit ishte tregtia e cila ka marrë 132,858.2 milionë lekë, e ndjekur nga sektori i manifakturës me 57,615.0 milionë lekë. Për të kuptuar kushtet tepër të pafavorshme të kredisë, mjaftojë edhe këto konkluzione që dalin nga tabela e BSH-së: Në vend të parë qëndron overdrafti në lekë dhe në dollarë, përjashtuar kredinë në euro, ku vendin e parë e zë kredia për blerjen e pronave të patundshme dhe të dytin e zë kredia për blerje mjetesh dhe makinerish. Pra bankat krahas interesave të larta të kredive, transferojnë te klientët edhe rrezikun që paraqet kredia në valutë nga ndryshimet e koniunkturës ndërkombëtare. Dy rrugët kryesore të investimit të parave të lira kanë qenë blerja e letrave me vlerë të qeverisë dhe vendosjet e parave jashtë vendit. 13 bankat që kanë raportuar të dhënat i kanë rritur në total investimet në letrat me vlerë me 2.9 miliardë lekë, në tremujorin e parë. Madje një bankë ka preferuar që të gjithë stokun e parave të lira ta investojë në blerjen e bonove dhe të obligacioneve.

Greqi, Syriza fituese e zgjedhjeve

 

Greqi, Syriza fituese e zgjedhjeve

Për herë të parë në Greqi një parti e së majtës duket se do të jetë fituese e zgjedhjeve. Pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19:00 të pasdites, ora lokale, rezultatet paraprake tregojnë se Radikalët e Majtë janë fituesit e zgjedhjeve për PE-në, pasi kryesojnë me rreth 3% të votave më shumë se konservatorët .
Kështu kompanitë e sondazheve japin për partinë Syriza 26% - 30% të votave, ndërsa për Demokracinë e Re 23% - 27%. Forca e tretë politike ashtu siç pritej dhe ekzistonte si shqetësimi i të gjithëve, duket se është Agimi i Art që përqendron nga  8% - 10% të votave dhe vjen më pas koalicioni i Ullirit, që përbëhet nga Pasok-u dhe disa parti të vogla të dala nga gjiri i tij me 7-9%.  
Për sa i përket raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, sipas kompanive të sondazheve votë për votë japin betejën e tyre për qarkun e Atikës, qarku më i madh i vendit me 3.1 milion votues, përfaqësuesja e Syriza-s dhe ai i Pasok-ut.
Ndërsa në Selanik, sipas Exit Poll-eve që u publikuan pas mbylljes së kutive, fitues për bashkinë e këtij qyteti është Janis Boutaris, që duket se ka përqendruar në raundin e dytë 58% të votave.
Pavarësisht se Radikalët e Majtë kryesojnë, rezultati konsiderohet si një fitore zgjedhore, por paralelisht edhe si një humbje politike, ose siç e quajnë analistët vendas si ‘një fitore e  Pirros’, pasi  nuk kanë mundur të përqendrojnë më shumë vota se konservatorët dhe socialistët e Pasokut së bashku, të cilët qeverisin në koalicion vendin.
Rezultatet zyrtare për zgjedhjet për PE do të publikohen rreth mesnatës, ndërsa deri në orët e para të mëngjesit të së hënës do të ketë një imazh të qartë edhe të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
26-30% Syriza
23-27% Demokracia e re
8-10% AA
7-9% Ulliri
5-7% Lumi
5-7% Partia Komuniste

Durrës fillon plazhi per pushuesit


Fillon plazhi në Durrës

Pas një të shtune me mot të paqëndrueshëm dhe lëkundjesh tërmeti, plazhet e Durrësit pritën këtë të diel mijëra pushues ditorë, për të larguar vapën e menjëhershme në ujërat e Adriatikut.
Pushues nga Durrësi, Tirana, Kosova dhe Maqedonia, mbushën plazhet, ndërsa një pjesë e lokaleve  nxorën çadrat e shezllonet, duke ofruar shërbim me pagesë për të interesuarit.
Në Durrës, më 15 maj u hap zyrtarisht sezoni turistik dhe pritet që subjektet që administrojnë plazhet private, të plotësojnë kriteret për respektimin e hapësirave të marra me qira në brezin ranor, pa cenuar ato për plazhet publike, si dhe ngritjen e nyjeve hidro-sanitare.
Këtë vit do të funksionojnë dhe rojet e plazhit e kullat e vrojtimit, një shërbim i munguar, por shumë i nevojshëm për problematikën që mbart frekuentimi i plazheve masive, siç janë ato të Durrësit, Shkëmbit të Kavajës e Golemit.

8 të arrestuar operacioni < Western Union>

 

Operacioni “Western Union”, 8 të arrestuar

Policia e qytetit të Vlorës ka arritur të finalizojë me sukses një operacion të koduar “Western Union”, duke shkatërruar një grup kriminal me tendencë vjedhjen me anë të mashtrimit.
Sipas policisë së qytetit bregdetar në saj të këtij operacioni janë arrestuar 8 persona, të cilët janë identifikuar si shtetasit Shuaip Nuredini, Detjon Rrapo, Taulant Elezi, Xhuljano Muçaj, Fatiko Çoçaj, Fatmir Dashallav, Sherif Nuredini dhe shtetasja Margarita Jonizi.
Të arrestuarit kishin krijuar një skemë mashtrimi, pre e së cilës muajt e fundit kishin rënë 30 persona.

Abuzimi me 150 milionë lekë reklama për liberalizimin e vizave

Sipas auditit të kryer, kontratat ishin paracaktuar për dy media

Tenderi i parë u realizua në shkurt 2011 për një spot publicitar për muajt shkurt, mars dhe prill

Më 10 tetor 2011 është zhvilluar një tender tjetër për spot të njëjtë si ai i muajit shkurt 2011

paVizaaZbardhet dosja me abuzimet e kryera nga policia me reklamat për liberalizimin e vizave, ku bëhet fjalë për dy fonde me vlerë totale prej 150 milionë lekësh të reja. Bëhet fjalë për kallëzimin e kryer nga Ministria e Brendshme që në dhjetor të vitit të kaluar, ku deklarohet se ishin paracaktuar fituesit, por janë kryer edhe një sërë shkeljesh të tjera, duke shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Tenderi I

Tenderi i parë është realizuar që në muajin shkurt të vitit 2011 për një spot publicitar për muajt shkurt, mars dhe prill “për informimin e qytetarëve, në kuadër të liberalizimit të vizave”. Gjithçka nis më 17 shkurt 2011, kur Drejtoria e Politikave në Ministrinë e Brendshme i bën një memo sekretarit të përgjithshëm, Etion Kapedani, i cili i sugjeron për të vazhduar fushatën ndërgjegjësuese. Më 24 shkurt 2011, drejtori i përpunimit të informacionit në MB, Isuf Çelaj, i bën një shkresë Kapedanit, ku ka përcaktuar afatin 30-ditor dhe televizionin kombëtar TVSH dhe KLAN për këto reklama, me vlerë 100 milionë lekë që, sipas tij, ka dalë nga studimi i tregut mediatik. Çelaj ka bërë llogaritje për 30 ditë kalendarike me një çmim prej 9.7 milionë lekësh për televizionin TVSH për nëntë transmetime në orë të ndryshme. Në vazhdim ka bërë llogaritjet e çmimit për TV KLAN për 12 transmetime në ditë dhe për 30 ditë, me një vlerë prej 46.5 milionë lekësh pa tvsh. Po në këtë televizion janë bërë llogaritjet e çmimit edhe për transmetimin në emisionin politik “Opinion”, me një kosto totale prej 27 milionë lekësh pa tvsh. Gjithsej, prodhimi i transmetimi është llogaritur me një vlerë totale rreth 100 milionë lekë me tvsh.

Por, sipas drejtorit të financës në MB, Viktor Hysaj, ky shpenzim i kalonte Policisë së Shtetit. Ky rekomandim është miratuar nga ish-ministri Lulzim Basha. Në këto kushte, shkresa i është përcjellë ish-drejtorit të përgjithshëm, Hysni Burgaj, për të realizon spotin me vlerë 100 milionë lekë, por i ka kaluar për kompetencë ish-zëvendësdrejtorit Rasim Borishi dhe drejtorit ekonomik në polici, Xhevdet Kopani. Këta të dy i kanë kërkuar Burgajt që të shkurtojë fondin për uniformat e policisë, pasi për vitin 2011 ishin planifikuar 547 milionë lekë dhe kështu do të mbeteshin vetëm 447 milionë lekë. Në këto kushte, Kapedani i kërkon Burgajt që të konfirmojë këtë veprim financiar.

Kështu, më 9 shtator 2011, ngrihet një komision për vlerësimin e ofertave, në krye të të cilit vendoset Kolë Kukaj, ndërkohë që anëtarë ishin: Adelina Marashi, Agim Hysko, Besjana Martini dhe Liza Tafili. Këta u kanë dërguar ftesë për ofertë katër operatorëve ekonomikë datën e zhvillimit të tenderit më 10 mars 2011, siç shikohet një afat tepër i shkurtër, ndërkohë që fituesit ishin paracaktuar. Ndërkohë, njoftimi për tender në faqen e internetit të policisë ishte bërë vetëm tri ditë para tenderit, më 7 mars 2011. Shkresat e lartpërmendura tregojnë se kryerjet e veprimeve janë bërë formale, pasi akoma nuk ishte miratuar fondi përkatës prej 100 milionë lekësh. Edhe publikimi i njoftimit është bërë formal. Në fakt, komisioni përkatës duhej t’i kishte dërguar shkresë zyrtare drejtorisë përkatëse për publikimin në faqen e internetit dhe kjo e fundit po zyrtarisht të njoftonte komisionin përkatës.

Tenderi II

Po në vitin 2011 është zhvilluar një tender tjetër për spot të njëjtë si ai i muajit shkurt 2011, por me fond limit më të vogël. Më 10 tetor 2011, drejtori i marrëdhënieve me publikun e përpunimit të informacionit, Avni Nezaj, si dhe përgjegjësja e sektorit të marrëdhënieve me publikun, Besa Mera, i drejtohen ministrit të Brendshëm për të vazhduar fushatën e ndërgjegjësimit informues nëpërmjet spoteve televizive për një periudhe 31 ditë dhe një kohë 90 sekondash, me një fond limit 50 milionë lekë, duke cilësuar edhe studimin e tregut. Bashkëlidhur është një përshkrim dy faqe, duke cilësuar ofertën e televizioneve TVSH dhe KLAN, fletë të cilat janë pa datë dhe në nënshkrim të këtyre dy televizioneve apo personave që kanë studiuar tregun. TVSH-ja ka nxjerrë një kosto prej 243 mijë lekësh në ditë dhe për 31 ditë kanë parashikuar një kosto 7.5 milionë lekë pa tvsh. Edhe për televizionin KLAN kanë bërë cilësimet me një kosto ditore 1 milion lekë në ditë dhe për 31 ditë një vlerë prej 33 milionë lekësh pa tvsh. Për të dyja televizionet, sipas tyre duhen 49 milionë lekë me tvsh. Më 17 tetor 2011, me urdhër të kreut të Policisë, Hysni Burgaj, ngrihet komisioni me të njëjtët persona të tenderit të parë për vlerësimin e ofertave. Po atë ditë, komisioni ka përcaktuar se do të ftohen tre operatorët ekonomikë, “Promo”, “Kudeta Event” dhe “Delta Publicity”. Por, ftesa u janë bërë vetëm dy operatorëve, pasi nuk ishte bërë për operatorin ekonomik “Kudeta Event”. Në këtë dosje ka një mesazh të faqes së internetit, që mban datën 17 tetor 2011, ora 12:00, që nuk ka asnjë gjurmë se kur është dërguar apo është printuar nga faqja e internetit. Më 18 tetor është realizuar tenderi dhe është shpallur fitues “Promo”. Në ofertën e fituesit “Promo”, janë paraqitur të njëjtat dokumente që ka paraqitur grupi i studimit të tregut për dy ofertuesit, TVSH dhe KLAN, pra janë me të njëjtin shkrim. Edhe kjo praktikë është e njëjtë me atë të tenderit të muajit mars 2011.

Abuzimet

Llogaritja e fondit limit në dispozicion për të dy tenderët nuk është bërë në sensin e një menaxhimi të mirë financiar, pasi të dhënat janë marrë po nga dy televizione që janë caktuar për të dhënë publicitet. Madje, përderisa ky autoritet kontraktor po e zhvillonte tenderin me agjenci të specializuara, detyrimisht tregu duhej studiuar te këto agjenci dhe jo te televizionet. Për sa më sipër është kërkuar që përgjegjësi të mbajë drejtori Isuf Çelaj.

Nxjerrja dhe përcaktimi i fondit limit duhej marrë të paktën në 4-5 televizione, me qëllim që vendosja e fondit të kishte mirëbesim. Edhe monitorimi u është lënë punonjësve të Ministrisë së Brendshme, në një kohë që u duhej lënë agjencive përkatëse, që merren me monitorime të tilla, duke e konsideruar një shërbim me vlera të vogla. Pra, siç është bërë realizimi i spoteve nëpërmjet agjencive, ashtu duhej vepruar edhe për monitorimet e tyre.

Shkeljet e dy tenderëve

prokuroria-e-tiranesJanë caktuar emrat konkretë të televizioneve, në një kohë që ky vendim kërkon të caktohet numri i televizioneve, çka ngarkon me përgjegjësi Rasim Borishin;

Nuk janë në përbërje të komisionit tre specialistë të fushës, por janë thjesht specialistë të fushës së prokurimeve publike, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi Rasim Borishin;

Nuk është zbatuar pika 12 e këtij vendimi, pasi autoriteti kontraktor nuk ka përcaktuar analizimin e ofertave në bazë të pikave, por ka kërkuar vlerën me të ulët;

Autoriteti kontraktor i ka dhënë për miratim Borishit raportin për realizimin e procedurës, në një kohë që për këtë duhej të ishte Burgaj;

Në datën e hapjes së tenderit, bie në sy llogaritja e ofertës nga operatori ekonomik konkurrues “Promo”, që ka sjellë po të njëjtin dokument që ka llogaritur Isuf Çela, kur ka bërë studimin e tregut. Ky dokument është i njëjtë si në vlerën ditore, vlerën 30-ditore, ashtu edhe numrin e emisioneve dhe emërtimet e programacioneve.

Ky vendim ka miratuar një shpenzim për spot publicitar, lidhur me liberalizimin e vizave, duke bërë rialokim ndërmjet programeve, duke shtuar e pakësuar shpenzimet përkatëse. Edhe ky spot nuk kishte përse të përballohej nga fondet e Ministrisë së Brendshme, akoma më keq nga fondet e uniformave të policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpërmjet zvogëlimit të fondeve për blerjet e tyre.

Meqë çështja ishte kombëtare, detyrimisht duhej kërkuar nxjerrja e një vendimi qeverie. Gjithashtu nuk kishte përse të paguhej televizioni TVSH, që është televizion publik dhe ka detyrime ndaj tatimpaguesve shqiptarë.

Dhjetor 2013

Kallëzimi ndaj Burgajt dhe nëntë ish-zyrtarëve

Ministria e Brendshme i akuzoi për abuzime me fondin prej 3.1 milionë dollarësh

Ministria-e-BrendshmeNë dhjetor të vitit të kaluar, Ministria e Brendshme kallëzoi dy nga ish-krerët e policisë shqiptare, pasi u ngritën dyshimet se kanë abuzuar me pesë tenderë për spotet publicitare, që në vitin 2011 ishin parashikuar për liberalizimin e vizave. Në atë kohë, Ministria e Brendshme tha se ish-kreu i Policisë, Hysni Burgaj, dhe ish-zëvendësdrejtori Rasim Borishi, bashkë me tetë persona të tjerë dyshohet se kanë shkaktuar një dëm prej 3.1 milionë dollarësh, duke paracaktuar fituesit e tenderëve për spotet televizive. Sipas hetimit të bërë nga oficerët e policisë gjyqësore në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ka rezultuar se në tre tenderë, komisioni i vlerësimit ka shpallur operatorin fitues dy, tri dhe një ditë përpara hapjes së ofertave, duke paracaktuar fituesin në të gjitha rastet. Po ashtu, në kallëzimin penal rezulton se është vetëm një kompani, e cila ka marrë të gjithë vlerën e parave. Po ashtu, Ministria e Brendshme deklaroi në atë kohë se në kundërshtim me ligjin nuk ishte bërë njoftim në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të gjithë tenderët dhe në komision nuk ka pasur specialistë të fushave. Një ndër më flagrantet si shkelje konsiderohet se janë përcaktuar që në procedurë prokurimi televizionet që do transmetonin spotet publicitare.

Lista e të kallëzuarve

Hysni Burgaj, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Rasim Borishi, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë

Kolë Kukaj, kryetar i komisionit të vlerësimit

Adelina Marashi, anëtare komisioni

Agim Hysko, anëtar komisioni

Besjana Martini, anëtare komisioni

Liza Tafili, anëtare komisioni

Meri Papakonstandini, anëtar komisioni

Klejda Plangarica, anëtare komisioni

Islam Cenga, anëtar komisioni

Astana, Rama firmos projektin hekurudhor

Astana, Rama firmos projektin hekurudhor

Kryeministri, i shoqëruar nga Pacolli dhe Peleshi, vizitë zyrtare në Kazakistan

Projekti

Një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara gjatë vizitës ishte ndërtimi i një sistemi hekurudhor modern

ramam-kazakistanBashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në fushën e energjisë dhe të rezervave natyrore ka qenë në fokusin e takimeve zyrtare që Kryeministri Edi Rama pati në Astana të Kazakistanit me Presidentin Nursultan Nazarbayev dhe kreun e kësaj qeverie, Karim Massimov. Rama, në këtë vizitë dyditore shoqërohej nga zëvendëskryeministrat e Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ai i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti Nursultan Nazarbayev, i cili e mban këtë detyrë që prej vitit 1991, i konfirmoi Kryeministrit Rama se ai do të vizitojë së shpejti Shqipërinë, bashkë me një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri. Nazarbayev beson se qeveria e re shqiptare ofron një mundësi të re për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Për Kryeministrin Rama, falë reformave ekonomike, Shqipëria është e gatshme të mirëpresë investitorët kazakë dhe t’u krijojë atyre lehtësitë e duhura për të investuar në turizëm, infrastrukturë dhe fushën e hidrokarbureve të naftës dhe gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë. Ndërsa në takimin me homologun e tij, Massimov, Rama firmosi një marrëveshje

për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Një nga projektet më të rëndësishme të diskutuara gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Kazakistan ishte ndërtimi i një sistemi hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor europian e aziatik. Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh. Ndërsa kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, është shprehur i impresionuar nga performanca e Kryeministrit Edi Rama në Kazakistan. “U ndjeva krenar për performancën brilante të Kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh”, shkruan Pacolli. Më tej Pacolli shkruan, “Takimi i tyre i parë në një vizitë zyrtare ku dhe unë mora pjesë, ishte shumë i ngrohtë dhe hapi pista të reja bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që një marrëveshje e gjerë transporti midis dy vendeve u diskutua në këtë takim.

Statusi

Kryeministri, të hënën drejt Holandës, para vendimit të KE-së

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Holandës me qëllim për të realizuar një vizitë të nivelit të lartë. Lajmi për një vizitë të tillë jepet nëpërmjet ditarit të Kryeministrit, ku bëhet e ditur se Rama do të zhvillojë takime të nivelit të lartë. Holanda ishte një ndër 5 shtetet euroskeptike, të cilat me vendimin e marrë në dhjetor të vitit të kaluar bllokoi dhënien e statusit të vendit kandidat të BE-së për Shqipërinë. Vizita e Ramës me ftesë të Kryeministrit holandez shihet si një ogur i mirë për votën pro të qeverisë holandeze për statusin e vendit kandidat. Zyra e Kryeministrisë bën të ditur se Kryeministri Edi Rama do të mbajë një ligjëratë në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, e cila do të trajtojë çështjen mbi kontributin e Ballkanit në të ardhmen e BE-së.

Drogohet dhe përdhunohet aktorja gjatë filmit

 

 

Aktorja e filmit porno “Confessione private”, Sara Tommasi është droguar e më pas përdhunuar nga aktorët e këtij filmi në një hotel.

Më pas kjo skenë është xhiruar dhe është hedhur në film, i cili u censurua nga gjykata e Salernos në Itali.

Më në fund producenti i këtij filmi Giuseppe Matera është dënuar me 2 vjet dhe 10 muaj burg, i cili sipas dy avokatëve të tij është një dënim minimal.

Më 18 qershor, në seancën e tretë gjyqësore të kësaj ngjarje do të jetë edhe Sara Tommasi.

Pallati 7-katësh, pranga kryeinspektorit të INUV, në kërkim ndërtuesi

 

 

Akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim të paligjshëm”

Prokuroria tha se kryeinspektori i INUV në Rrashbull nuk ka marrë masa në kohë për ndërtimin

INUK ka bllokuar prej disa ditësh pallatin te Shkëmbi i Kavajës, i cili do të shembet me tritol

Ndërtimi pa leje i një pallati 7-katësh te Shkëmbi i Kavajës nuk ka sjellë vetëm bllokimin e objektit, që do të shembet nga INUK, por edhe arrestimin e kryeinspektorit të INUV në Komunën e Rrashbullit, ndërkohë që është shpallur në kërkim policor biznesmeni Enver Shaba, i cili është pronari i ndërtesës. Informacioni bëhet i ditur nga burimet pranë prokurorisë, të cilat shpjeguan se këto masa janë marrë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, e cila ka vendosur arrest me burg për kryeinspektorin e INUV, Fiqiri Dema, dhe ndërtuesin Enver Shaba.

pallati-durresHetimi për këtë rast mësohet se ka nisur në fund të tetorit 2013, por sigurimi i provave është realizuar vetëm këtë muaj. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se Prokuroria e Durrësit, më 30 tetor 2013, ka regjistruar procedimi penal për “Ndërtim të paligjshëm”. Pas hetimeve të kryera është ngritur dyshimi i arsyeshëm se kjo vepër është kryer nga Enver Shaba (Shala) dhe për këtë shkak ka nisur procedimi penal ndaj Shabës për “ndërtim të paligjshëm dhe Fiqiri Demës, me detyrë kryeinspektor i INUV në Komunën Rrashbull, për “shpërdorim të detyrës”.

Sipas informacioneve që ka vënë në dispozicion Komisariati i Durrësit më 29 tetor, INUK i ka vënë në dijeni për kryerjen e një ndërtimi të paligjshëm dhe ka kërkuar mbështetje nga forcat e policisë për pezullimin e ndërtimit shumëkatësh, pa leje, në zonën bregdetare, ndërtim i cili kryhej nga Enver Shaba. Në funksion të fazave të ndërtimit të këtij objekti është kryer një akt ekspertimi, nga i cili rezulton se ndërtimi i ri ishte pa lejen e organeve kompetente.

Në këto kushte, më 13 maj 2014 është këqyrur kartela e pasurisë nga ku rezulton se kjo pasuri është me sipërfaqe 839 metër katrorë dhe sipas azhurnimit që i është bërë me datë 28 nëntor 2012 rezulton të jetë në pronësi të shtetit. Nga hetimi i kësaj çështjeje, konstatohet se objekti pa leje ka filluar ndërtimin shumë kohë përpara se të fillonin procedurat e konstatimit të ndërtimit të paligjshëm dhe nxjerrjes së vendimit nga kryeinspektori i INUV të Komunës Rashbull për shembjen e objektit. Madje, në vendimin e nxjerrë nga Fiqiri Dema është përshkruar se objekti është 2 kate dhe një kat nën tokë. Këto akte duket se janë tepër formale, pasi sipas aktit të ekspertimit dhe tabelës fotografike të mbajtur me datë 25 tetor 2014, rezulton se objekti është 4 kate dhe jo dy kate sa është përshkruar në këto akte.

Në këto kushte, prokuroria akuzon kryeinspektorin Dema se ka lejuar ndërtimin dhe më pas në mënyrë krejt formale, duke e ditur që ndërtimi po kryhej në tokë publike dhe në zonë me rëndësi kombëtare, nuk ka prishur objektin dhe kallëzuar faktin për ndjekje penale. “Ky ndërtim ka filluar të ndërtohet shumë kohë përpara se të konstatohej nga policia gjyqësore, e cila menjëherë ka referuar faktin në Prokurori, ndërsa Fiqiri Dema, me detyrë kryeinspektor i INUV në Komunën Rrashbull, nuk ka përmbushur detyrën e tij. Ndërkohë, Enver Shaba ka ndërtuar objekt pa leje”, thotë prokuroria, e cila shton se përballë këtyre fakteve ka kërkuar “arrest me burg” për Enver Shabën dhe Fiqiri Demën, masa që janë pranuar nga Gjykata e Durrësit. Pas masës së dhënë nga gjykata, policia ka arritur të arrestojë Fiqiri Demën, ndërkohë që ka shpallur në kërkim Enver Shabën. Nga ana tjetër, INUK prej pak ditësh ka nisur procesin e vendosjes së eksplozivëve në ndërtim pa leje, që sipas informacioneve të pakonfirmuara pritet të shembet sot.

Pastrimi i bregdetit, aksion nga veriu në jug të vendit

 

Ushtria, zjarrfikësit, zyrtarët vendorë dhe shumë shoqata mobilizohen për nismën

pastrimAksioni për pastrimin e bregdetit, jo vetëm nga ndërtimet pa leje është shtrirë dje që nga Velipoja deri në Ksamil, duke mobilizuar jo vetëm forcat e armatosura, por edhe shumë qytetarë dhe zyrtarë të njësive vendore. Rreth 1300 forca ushtarake kanë zbritur në bregdetin e jugut nga Plazhi i Zvërnecit, deri në gjirin e Ksamilit në Sarandë, ndërkohë që në veri është mobilizuar shërbimi zjarrfikës për të pastruar plazhet.

Vlorë

Aksioni në Vlorë është përqendruar përgjatë gjithë vijës bregdetare, kryesisht në plazhet më të ndotura, ku forcat e ushtrisë kanë pastruar jo vetëm mbetjet urbane, por edhe ato inerte të mbetura si pasojë e prishjes së ndërtimeve pa leje. Fillimisht, aksioni ka nisur në plazhin e Zvërnecit, në bregdetin ranor, në plazhin e vjetër dhe më pas në Radhimë, Orikum, Palasë, Himarë, Qeparo, Borsh dhe në Gjirin e Kakomesë deri në Ksamil. Ndërkohë, aksioni do të përfshijë edhe Pyllin e Sodës, një prej zonave më të ndotura të qytetit bregdetar. Aksioni i pastrimit të bregdetit është inspektuar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo. Mbetjet e grumbulluara do të depozitohen në Nartë, në zonën që Bashkia e Vlorës ka caktuar si vendgrumbullim.

Sarandë

Gjithashtu, aksion pastrimi ka pasur edhe në Portin e Sarandës dhe përgjatë gjithë vijës bregdetare. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u shpreh nga Butrinti se ky aksion synon pastrimin e zonave bregdetare në vend dhe do të vijojë përgjatë gjithë sezonit veror. Në Lagunën e Butrintit, përgjatë vijës ku derdhet në liqen kanali i Vivarit, Tare konstaton se përveç ndotjes së mjedisit, zona nuk është zhvilluar.

Ksamil

Sakaq, rreth 300 efektivë janë përqendruar në ishullin e Ksamilit, për largimin e inerteve të mbetura pas shembjes së ndërtimeve pa leje. Ndërkohë, në muajin qershor pritet të vendosen 11 fushëpushime të Forcave të Armatosura përgjatë bregdetit me qëllim që aksioni të vazhdojë pa ndërprerje.

Shkodër

Ndërkaq, aksioni ka vijuar edhe në Veri. Rreth 150 forca të ushtrisë të zjarrfikësve dhe 9 mjete ushtarake kanë pastruar nga mbetjet edhe zonën turistike të liqenit të Shirokës në Shkodër dhe në bregdetin e Velipojës.

Shëngjin

Nga ana tjetër edhe në bregdetin e Shëngjinit është zhvilluar një aksion pastrimi për mbetjet urbane. Aksioni është zhvilluar nga vullnetarë të lëvizjes Green line Albania, të cilët kanë pastruar të gjithë vijën bregdetare deri në Kune. Re. Rre.

Panairi

Ushqimi, si resurs turistik në Lushnjë

Bashkia e Lushnjës organizoi pas 14 vitesh panairin e agrobiznesit. Ky panair çelet për herë të parë me pjesëmarrjen e firmave të ndryshme të prodhimeve bujqësore, blegtorale, kulinari, farëra etj. Lushnja zë vendin kryesor në Shqipëri për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. “Unë besoj se gjithë produktet bujqësore bio që Shqipëria ka, me Lushnjën që është hambari i saj, do të nxisin më shumë degën e turizmit. Këto produkte shkojnë për eksporte kudo në botë dhe së shpejti për Lushnjën do të bëhen investime të mëdha, për t’i dhënë qytetit një pamje tjetër”, deklaroi ministrja Eglantina Gjermeni. Fermerë dhe drejtues të kompanive agropërpunuese shprehen të kënaqur me hapjen e këtij panairi, që sipas tyre i shërben më së shumti atyre për të krijuar sa më shumë kontakte me konsumatorin dhe tregun.

Ndryshojnë procedurat për azilkërkuesit dhe refugjatët

 

Të drejtat, kushtet dhe refuzimi, në rast se personi përbën rrezik për vendin

azil-kerkuesitNdryshojnë procedurat për azilkërkuesit në vendin tonë. Përveç nocioneve, në projektligjin e hartuar nga ekspertë të Ministrisë së Brendshme, parashikohen ndryshime në procedurat e dhënies, heqjes dhe përjashtimit të pajisjes me dokumente të refugjatëve në vend. Kjo, referuar relacionit të projektligjit, në kuadër të procesit të plotësimit të kushteve për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Një ndër risitë që sjell projektligji, është integrimi në mënyrë të harmonizuar të dy ligjeve ekzistuese në fushën e azilit, pasi gjatë procesit të përafrimit të ligjit ekzistues mbi bashkimin familjar të personave që kanë përfituar azil, u konstatuan problematika të veçanta, që nuk mund të trajtohen të ndara nga ligji për azilin. Sipas draftit të ri të Ministrisë së Brendshme, model referues është marrë ligji kroat. Sipas kreut të parë, “Dispozita të përgjithshme”, ndryshojnë dy nene të ligjit, ai 7, 10 dhe 11. “Neni 7, përjashtimi nga moskthimi në rastet kur ka arsye për ta konsideruar si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë ose është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi të rëndë për të cilin parashikohet një dënim minimal prej 7 vjetësh me heqje lirie. Neni 10, ‘Vendi i tretë i sigurt’ si dhe neni 11, ‘Refuzimi i azilit si rrjedhojë e ardhjes nga një vend i tretë i sigurt’”, thuhet në një prej krerëve të projektligjit të ri për azilkërkuesit në Shqipëri. Në kreun e tretë të ndryshuar, parashikohen dokumentet dhe regjistrimi i azilkërkuesve dhe refugjatëve. “Azilkërkuesi pajiset me këto dokumente: vërtetimin e dorëzimit të aplikimit për azil; leje të përkohshme qëndrimi, të lëshuar nga autoritetet për të huajt, sipas procedurave të parashikuara nga ligji për të huajt, e cila shërben edhe si dokument identifikimi; leje pune. Refugjati pajiset me: letërnjoftim elektronik; dokument udhëtimi; leje të përhershme qëndrimi. Aplikimi për azil plotësohet me shkrim, nëse personi nuk kupton gjuhën me të cilën zhvillohet procedura, atij i sigurohet përkthyes në gjuhën që ai kupton. Aplikimi, përveç identitetit, duhet të përmbajë dhe shkaqet për të cilat azilkërkuesi kërkon mbrojtje në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, sipas nenit 50, në përputhje me legjislacionin në fuqi, mësimin e gjuhës shqipe (neni 51), të drejtën për punë dhe të drejtën për t’u pajisur me leje pune, regjistrimin e refugjatëve pranë zyrës së punësimit ku kanë vendbanimin e tyre, për trajtim social, për të përfituar nga skemat e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore, e drejta për t’u strehuar. Sipas draftit të ri, buxheti për Qendrën Kombëtare Pritëse të Azilkërkuesve në total për këtë institucion është 33.3 milionë lekë nga të cilat: shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore, 10.7 milionë lekë, ndërsa shpenzimet për mallra, shërbime, transferta për buxhetet familjare janë 22.6 milionë lekë. Sh.Mezini

Neni 7

Përjashtimi nga moskthimi në rastet kur ka arsye për ta konsideruar si një rrezik për sigurinë e Republikës së Shqipërisë.

Kur është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi të rëndë, që e dënon minimalisht me 7 vjet burg

Të drejtat

Refugjatët kanë të drejtë të arsimohen, të pajisen me leje pune, për trajtim social, si edhe për t’u strehuar

5.24.2014

Pse duhet ta dini nga vijnë vizitorët e faqes tuaj të internetit?

 

 

Rritja e numrit të vizitorëve (vizitueshmëria) të faqes tuaj në internet është padyshim synimi i çdo biznesi apo kompanie që reklamon një shërbim ose produkt çfarëdo online. Qoftë edhe në rastin e faqeve informative, si gazetat apo direktoritë, rritja e numrit të vizitorëve rrit edhe vlerën reklamuese apo informuese të vetë faqes. Në rastin e faqeve që shesin produkte/shërbime, rritja e numrit të vizitorëve rrit edhe mundësinë e blerjeve.

Prandaj, analizimi i origjinës së vizitorëve të faqes tuaj ju lejon të gjykoni më drejtë vendimet apo veprimet që duhet të ndërmerrni për të rritur vlerën e faqes ose shitjet e produkteve/shërbimeve tuaja.

Në vija të përgjithshme vizitorët e faqes tuaj vijnë nga këto burime kryesore:

  • nga motorët e kërkimit (Google, Yahoo, Bing, etj)
  • nga faqet e tjera referuese (si p.sh. media sociale si Facebook, etj)
  • nga trafiku i drejtpërdrejtë (direkt), dhe një burim i katërt
  • nga fushatat e marketingut (Email marketing, Facebook Ads, Google Ads, etj).

Para se të futemi më tej në trajtimin e burimeve kryesore të vizitorëve, duhet të sqarojmë se këtu po marrim të mirëqenë faktin që faqja juaj i regjistron vizitorët nëpërmjet shërbimeve të ndryshme statistikëmbledhëse si Google Analytics, etj.

Nëse e përdorni internetin rregullisht, atëherë domosdoshmërish ju përdorni edhe motorët e kërkimit për të gjetur informacionin që kërkoni. Por kështu bëjnë edhe vizitorët apo klientët tuaj potencialë. Google dhe Bing janë vetëm dy prej motorëve aktualisht më të njohur dhe më të përdorur në internet. Sfida juaj është të prezantoheni sa më mirë me qëllim që kur dikush kërkon për një informacion, produkt apo shërbim të përafërt me tuajat, faqja juaj të dalë sa më lartë në listën e rezultateve të kërkimit.

Përmirësimi i renditjes së faqes tuaj në motorët e kërkimit (SEO) kërkon një punë të vazhdueshme dhe publikim të rregullt informacionesh me qëllim që motorët të kenë informacion të bollshëm dhe sa më të freskët që t’ua serverin atë vizitorëve që kërkojnë në internet.

Nëse përqindja që zë numri i vizitorëve që vijnë në faqen tuaj nga motorët e kërkimit nuk është shumë e lartë, kjo mund të nënkuptojë që ju:

  • mund të mos jeni regjistruar ende në këto motorë
  • mund të keni mungesë informacioni të bollshëm
  • mund të mos keni informacion të freskët
  • mund të mos keni informacion i cili është me interes për vizitorët që kërkojnë
  • etj.,

Këto janë vetëm disa nga arsyet kryesore pse ju nuk keni vizitorë nga motorët e kërkimit. Identifikimi i problemit në këtë rast do t’ju ndihmojë të mendoni më konkretisht për hapat që duhet të ndërmerrni për ta përmirësuar situatën.

Faqet referuese (blogjet, media sociale, etj.)

Kur dikush vendos një link në faqen e tij, e cila ju çon direkt te faqja juaj, atëherë rritet edhe mundësia që vizitorët apo klientët potencialë të gjejnë faqen tuaj. Gjithashtu, kur dikush e reklamon/referon faqen tuaj me një link brenda faqes së tij, kjo bën që faqja juaj të vlerësohet më mirë edhe nga motorët e kërkimit të cilët e përdorin numrin e faqeve referuese si një element vlerësimi për renditjen tuaj brenda rezultateve të kërkimit.

Thënë ndryshe, sa më shumë faqe të tjera t’ju reklamojnë/linkojnë aq më shumë rritet mundësia e gjetjes së faqes tuaj nga vizitorët/klientët potencialë. Ky lloj referimi në internet është i krahasueshëm me reklamën (referimin) që njerëz apo klientët tuaj mund t’i bëjnë biznesit tuaj te klientët e tjerë që nuk ju njohin ende.

Një pjesë e madhe e faqeve referuese tashmë janë kanalet e ndryshëm të medias sociale, pra faqe si Facebook, Twitter, LinkedIn, blogjet, forumet, etj., etj. Madje, për mjaft uebmaster, si unë, që merren rregullisht me këtë punë, media sociale është shpesh burimi kryesor i vizitorëve.

Trafiku i drejtëpërdrejtë (ose trafiku direkt)

Trafiku i drejtëpërdrejtë nënkupton numrin e vizitorëve të cilët vijnë në faqen tuaj duke shkruar direkt adresën tuaj në internet. Pra kur dikush vjen te faqja juaj pasi ka vendosur në shfletues adresën e biznesit tuaj. Këta lloj vizitorësh janë ata që e kanë mësuar adresën e faqes tuaj nëpërmjet një reklame apo ndonjë miku, ose janë vizitorë të rregullt.

Ndonëse numri i këtyre vizitorëve normalisht përfaqëson një përqindje më të ulët nga totali i vizitorëve të faqes tuaj, ai gjithsesi mbetet një tregues mjaft i rëndësishëm kur dëshironi të kuptoni se sa rregullisht përdoret faqja juaj. Pra kur vizitorët vijnë direkt në faqen tuaj, kjo nënkupton se ata e përdorin atë si burim i rregullt informacioni dhe potencialisht e përdorin edhe për porositjen e shërbimeve/produkteve që ju ofroni.

Fushatat e marketingut (online ose offline)

Fushatat e marketingut që sjellin vizitorë në faqen tuaj janë të dy llojeve kryesore:

Online – këtu bëhet fjalë për reklamën tuaj virtuale në faqet e internetit, fushatat me email, reklamat/referencat nga faqet e tjera, njoftimet dhe prania juaj nëpër faqet e medias sociale, etj.

Offline – këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e reklamave me materiale apo formate të printuara, vizive, audio, etj, etj., të cilat reklamojnë direkt ose indirekt faqen tuaj në internet.

Tema e fushatave të marketingut është relativisht shumë e gjerë, por ajo që është e rëndësishme të theksohet këtu është fakti që pa bërë marketing faqja juaj do të mbetet në errësirë dhe jashtë vëmendjes së vizitorëve apo klientëve tuaj potencialë. Fushatat e marketingut (të vazhdueshëm) janë burimi kryesor i vizitorëve të cilat më pas e gjejnë faqen tuaj nëpërmjet burimeve që përmendëm pak më sipër.

Në përfundim

Siç e përmendëm edhe në fillim, analizimi i burimeve kryesore të vizitorëve të faqes tuaj ju ndihmon të gjykoni më drejtë vendimet dhe veprimet që duhet të merrni për ta rritur numrin dhe vlerën e tyre për punën dhe shërbimin/produktet që ju ofroni.

P.sh. në momentin që ju shikoni se numri i vitizitorëve që referohen nga (si p.sh. Facebook, blogje, etj) është shumë i ulët, atëherë mund të filloni të mendoni më konkretisht për të ndërtuar një strategji më të plotë për median sociale. Në rastin kur numri i vizitorëve që vijnë nga motorrët e kërkimit është relativisht i vogël, atëherë një strategji e mirë do ishte identifikimi i fjalëve kyce si dhe përgatitja e shkrimeve apo postimeve të rregullta të cilat rrjedhimisht do t’ju sillnin edhe më shumë vizitorë.

  • Jo çdo burim është i njëjtë.
  • Jo çdo vizitor është i njëjtë.
  • Jo çdo vizitor është klienti juaj

Ndaj është e rëndësishme të zbuloni dhe të kontrolloni rregullisht (çdo javë, çdo muaj) nga vijnë vizitorët tuaj. Kështu mund të kuptoni ku duhet të përqendroni energjinë dhe kohën tuaj për të rritur vlerën e burimeve më të dobishme.

Identifikimi dhe analizimi i vizitorëve do t’ju ndihmojë t’i përgjigjeni më mirë nevojave të tyre. Gjithashtu, identifikimi i burimeve do t’ju ndihmojë të përgatisni strategjinë tuaj të veprimit me qëllim rritjen përfitimit për punën apo biznesin tuaj.

Vajza e zhdukur, mbushi 18 vjeç dhe iku në Greqi me një djalë nga Berati

 

Policia e Lushnjës thotë se adoleshentja ka kaluar kufirin ditën e arratisjes

Vajza e klasës së 11 nga Karbunara e Lushnjës, e cila u denoncua si e zhdukur prej prindërve të saj mbrëmjen e së mërkurës, duket se e ka planifikuar mirë arratinë e saj kohë më parë. Këto dyshime janë ngritur pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, nga ku ka rezultuar se ajo është larguar drejt Greqisë së bashku me një djalë nga Berati, që mendohet të ketë lidhje dashurore me të. Kjo, pasi ajo është larguar pa lënë asnjë lajmërim në banesën e saj, duke u drejtuar jashtë kufijve të Shqipërisë, vetëm pak ditë pasi kishe mbushur 18 vjeçe. Për shkak se tashmë nuk është më e mitur, policia kufitare e Kakavijës e ka lejuar të vazhdojë udhëtimin drejt Greqisë së bashku me të riun nga Berati që ajo kishte në krah. Por, ndërsa dihet që e reja M.U., nga Karbunara e Lushnjës, ka shkelur në tokën greke pasditen e së martës, nuk ka ndonjë informacion për destinacionin e saj apo të personit nga Berati që ka qenë duke e shoqëruar. Gjithashtu nuk dihen qëllimet e udhëtimit të saj jashtë shtetit, që e ka ndërmarrë pa u dhënë asnjë shpjegim familjarëve. Ndërkohë, mësohet se ka nisur procedimi për ngjarjen në fjalë për trafikim të mundshëm të së resë, me qëllim shfrytëzimin e saj. Kjo, pasi nga informacione të marra në rrugë operative janë ngritur dyshimet se shoqëruesi i 18-vjeçares ka si qëllim shfrytëzimin e saj për prostituim. Por, policia nuk ka përjashtuar as mundësinë se ajo mund të jetë larguar për në Greqi me të riun nga Berati për të jetuar e punuar në shtetin fqinj, ashtu si gjithë emigrantët e tjerë. Mbrëmjen e së mërkurës, babai i 18-vjeçares ka denoncuar në Policinë e Lushnjës zhdukjen e së bijës. Sipas deklarimeve të tij, 18-vjeçarja, ashtu si çdo ditë, ishte larguar për në shkollë në orën 07:00 të mëngjesit të së martës, por nuk ishte kthyer më në banesë.

DROG DROG DHE PRAP DROG

Tiranë, sekuestrohen 1500 rrënjë kanabis

 


renje kanabis1500 mijë rrënjë kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e së premtes nga blutë e kryeqytetit.

Policia e Tiranës tha se lënda narkotike u sekuestrua në Komunën Zall Bastar.

Ndaj dy të arrestuarve të cilët janë ka nisur  Florind Lika dhe Vladimir Aliu ka nisur procedim penal.

Ndaj dy të arresturve rëndon akuza e “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.